• |
ide | kryesore

Punimet tek materniteti/ Meta: Dëshmi e babëzisë dhe e gjenocidit kulturor

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me punimet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai i ka cilësuar punimet një ndërhyrje brutale mbi godinën historike pa transparencë, në periudhë pandemie.

“Ndërhyrja brutale mbi godinën historike të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë’’, pa transparencë, në periudhë pandemie, është një tjetër atentat, në vijim të sulmeve barbare ndaj historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit tonë kombëtar. Shkatërrimi kriminal i Teatrit Kombëtar, rrafshimi i qindra objekteve me status special e monument kulture, si dhe “zhdukja” e Sahatit pas kullave, janë dëshmi e babëzisë dhe të një gjenocidi kulturor ndaj identitetit të Kryeqytetit tonë, në shkelje të Kushtetutës, ligjit për konsultimit publik dhe të gjitha parimeve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore”, shkruan Meta.
Kreu i shtetit tha se pas 25 prillit në Shqipëri do të nisë epoka e referendumeve, për t’u dhënë të drejtën qytetarëve të vendosin vetë mbi të gjitha çështjet e rëndësishme me interes publik.



3 Comments

  1. Nga të dhënat, nuk ka të dhëna që e ka mbaruar shkollën në Utrecht. Edhe në këtë libër ta jepte.

    Edhe në këtë libër ta jepte origjinën. Ai dhe në këtë libër nuk e jep ku e ka mbaruar shkollën, sepse ka pikëpyetje, nëse e ka mbaruar apo jo.

    Ka një periudhë të errët të Lulzim Bashës dhe ç’thotë Lulzim Basha… nuk ka nxjerrë një dokument kur ka ik në Holandë, nuk ka një dokument kur ka mbaruar shkollën.

    Një person i cili ka një periudhë të errët në historinë e vet detyrohet të bëjë një libër, që brenda vetes ka probleme shumë serioze me kronologjinë e ngjarjeve dhe vërtetësinë e tyre…”President qe pret te Dali ajo vokshi ne fillim,pastaj del dhe ky loqja e salihut meta ne mbrojtje te maternitetit qe e prishi natura ne fillim,termeti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *