• |
ide | kryesore

Një 61-vjeçare humb jetën në landfillin e Bushatit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në landfillin e Bushatit në Shkodër. Policia njofton se një 61-vjeçare, punonjëse në landfillin e Bushatit, ka humbur jetën pasi e ka zënë makineria. Mësohet se 61-vjeçarja me iniciale K.B, po kryente diferencimin e mbetjeve urbane kur është goditur nga makineria. Ajo ka mbërritur pa shenja jete në spital.

“Më datë 25.03.2021, rreth orës 10.30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës.
Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është dëmtuar aksidentalisht në punë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton policia.



1 Comment

  1. Ate djalin qe u vra ne lanfillin e Tiranes, kush e vrau.
    E vrau Erjon Veliaj.
    Po kte gruan ne Shkoder kush e vrau?
    Dihet ajo. E vrau Erjon Veliaj. Kryetari i Bashkise.
    Apo nuk eshte Lali Eri ne Shkoder…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *