• |
ide | kryesore

Përplasjet/ Fushata nis mes kërcënimesh, provokimesh dhe përplasje të dhunshme

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Sot nis zyrtarisht fushata e partive politike për zgjedhjet e 25 prillit, por përplasjet dhe “motorët” kanë kohë që janë ndezur.


Ende pa hyrë zyrtarisht në fushatë, rastet e përplasjeve janë bërë të njëpasnjëshme.


Rasti i fundit ishte ai në Durrës, ku kandidatja e LSI, Elona Guri është shoqëruar në polici pasi është përfshirë në konflikt me një person. LSI pretendoi se zyrat qëndrore në Durrës janë përgjuar nga socialistët të cilët kishin vendosur kamera në një godinë përballë për të parë personat që ishin të angazhuar me këtë forcë politike.

Në fillim ishte policia që shpërndau një njoftim ku thuhej se një grua “me iniciale E.G. ishte konfliktuar me një person me iniciale Ç.K.”.

Në fakt bëhej fjalë për kryesuesen e listës së LSI-së për Durrësin, Elona Guri. Kjo e fundit doli në një konferencë për media ku tha se shkak për konfliktin ishte bërë zbulimi i kamerave dhe përgjuesve të vendosur me qëllim monitorimin e personave që hynin e dilnin këto zyra dhe që më pas ata të intimidohen dhe kërcënohen. Sipas LSI, dyshimi lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin dhe kërcënoheshin nga Arbër Koka apo anëtarë të shtabit elektoral të tij.

Përplasje ka pasur edhe në Tiranë, në selinë e partisë Fryma e Re Demokratike, pasi Bashkia e kryeqytetit i kërkoi kryetarit të FRD Sali Shehu që të lironte zyrat. Në këtë situatë u përfshi edhe presidenti Ilir Meta, i cili u përplas fizikisht me policët bashkiakë.

“Pse dhunoni partinë e opozitës? Dilni përjashta mos krijoni probleme, kaq po ju them se do iu çoj në burg me duart e mia, kaq po iu them”, kanë qenë fjalë e Presidentit.

Policët Bashkiakë kishin ardhur me qëllim që FRD-ja të lironte zyrat. Në shkresën e nisur ndaj FRD-së kërkohet lirimi i zyrave, pasi do të bëhet sistemimi i stafit. Për të bërë të mundur lirimin e zyrave, policia bashkiake ka rrethuar godinën dhe hequr edhe dritat. Meta ndërhyu pasi kjo lëvizje kishte prapavijë politike. Ai foli për mediat pas përzënies së policëve bashkiakë duke thënë që shkresa nuk kishte as vulë e firmë.

Përplasja më e fortë, ku u përfshinë edhe persona të inkriminuar ndodhi Ditën e Verës, në Elbasan. Gjithcka nisi kur një grup militantësh të Partisë Demokratike nisën thirrjet “Rama ik” në momentin që kryeministri Rama kalonte në bulevardin kryesor të qytetit. Kaq u desh që një grup personash, që sipas PD ishin të skeduar nga policia ndërhyri duke dhunuar simpatizantët e PD-së.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama e quajti një shfaqje vulgare atë që ndodhi, duke akuzuar opozitën se kërkon konflikt e përçarje për të marrë pushtetin.

Një tjetër incident u përsërit në Elbasan, ku kandidati i PD, Luçiano Boçi u përlesh me biznesmenin Gjergj Luca. Demokrati e akuzoi biznesmenin se e kishte kërcënuar me jetë.

Policia e Elbasanit ka shoqëruar në komisariat disa personave, të cilët kanë qenë dëshmitarë të konfliktit mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi me biznesmenin e njohur, Gjergj Luca.

Burime nga policia lokale thanë se personat e shoqëruar kanë qenë të të pranishëm në momentin e përplasjes dhe emrat janë nxjerrë nga deklaratat e protagonistëve.

Konflikti mes të dyve ndodhi në një nga restorantet e Labinotit dhe degjeneroi deri në përplasje fizike. Të dyja palët i janë drejtuar Prokurorisë së Elbasanit ku kanë bërë denoncime.

Incidenti tjetër ndodhi në Fier. Në një lagje të qytetit pak ditë më parë u sulmuan gjatë natës me gurë zyrat elektorale të PS dhe PDIU.

Sipas përfaqësuesit të selisë së PS në Fier, sulmi është bërë nga përfaqësues të partive kundërshtare që kërkojnë destabilizimin e situatës zgjedhore. Pa përmendur emra, Aljosha Doko tha se kjo është një dëshmi e qartë se asaj se çfarë ofrojnë forcat e tjera politike.

“Kjo që ka ndodhur sot tregon edhe njëherë se këto forca kërkojnë destabilitet. Ne nuk i vendosim dot emra se kush janë këto forca, por i takon ligjit që ta zbulojmë. Kjo është një loj për të hequr vëmendjen, ne jemi qytetarë dhe nuk bëhemi pjesë e kësaj loje”, thanë përfaqësues të PS.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u është drejtuar partive politike me një letër ku u kërkon vetëpërmbajtje, ndwrsa Bashkimi Europian i bëri sot thirrje aktorëve politikë në Shqipëri që të zhvillojnë një fushatë zgjedhore larg konfliktualitetit dhe gjuhës së urrejtjes. Në deklaratën e përbashkët, të kreut të delegacionit të BE-së, Luigji Soreca dhe të gjithë ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në vendin tonë, theksohet se dialogu politik konstruktiv dhe mirëkuptimit që çoi në marrëveshjen e 5 Qershorit, duhet të shoqërojë edhe këtë fushatë elektorale.

“E njëjta frymë duhet të frymëzojë një fushatë elektorale që bazohet në respekt të ndërsjellë, dialog dhe vetëpërmbajtje, si dhe zhvillohet në një mënyrë paqësore, pa retorikë provokuese apo gjuhë urrejtjeje”.

Gjithashtu ambasadorët nënvizojnë se zgjedhjet transparente, të lira dhe të ndershme, si dhe respektimi i rezultatit të tyre, do jenë të rëndësishme për të siguruar legjitimitetin e parlamentit dhe qeverisë së re.

“Ne kemi besim se të gjitha institucionet përkatëse shqiptare dhe aktorët politikë do të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve” thuhet në deklaratën e Bashkimit Europian.©Lapsi.al

4 Comments

  1. Takimi elektoral i Ramës ne Durrës.Monologu më i famshëm në historinë botrore,monologu i “Ciceronit të rilindjes” Edvin D’Rama,që intimidon nje person qe nuk e njeh fare,kandidate Nr 1 në listën LSI-s në Durrës, Elona Guri. 19.03.2021 ne YouTube “Rama e sulmon në takimin elektoral në Durrës, reagon numri 1 i listës së LSI”
    Edvin D’Rama:Pa llogaritur pastaj,që bashkë me këta është dhe,është dhe njëëë..(kërkon emrin e saj por nuk e verifikon dot se kush është ) ambasadore ktuuu eeeee..Monës dheeee.. eee Lilos.Një ambasadore që vjenëëë drejtpërdrejt nuk e di se ku dhe kërkon votat këtu në Durrës.(Në gjendje haluçinante dhe konfuzion te plotë bën pauzë sepse nuk gjen dot fjalët për te vazhduar monologun).Si mundet të të të diskutohet kjo?Si mundet të diskutohet që kjo është një fyerje,kjo është një tallje,kjo është nje marje për për për për për për….. pëër budallenj ee dursakëve duke i afruar ktë milet,ktë milet që ështëëë,që do mbaj poshtë tavolinës së…..

    Mashtruesi ordiner Edvin D’Rama,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

  2. Që ndaj kësaj qeverie të korruptuar e të shefit të saj psikopat, ka kohë që në masë të gjërë të qytetarëve shqiptarë , është shtuar mërria e tyre, kjo është e dukëshme.
    Por Rama siç ësjtë anormal në të gjitha çfarë bën e çfarë thotë, është në të njejtën kohë provokatori më i madh i dhunës në Shqipëri.
    Është në natyrën emocioale njerëzore për cilindo që ofendohet në mënyrë harbute nga dikush, që të kundërveprojë,
    E kam fjalën për karagjësllëkun e ndyre e banal të komentimit të fotove të kundërshtarëve politikë.
    Është tjetër gjë që në politikë mbi bazën e fakteve të zbuluara, opozita të akuzojë publikisht një qeveri qoftë edhe me fjalët hajdut apo kriminel.
    Qeveria e ka tagrin që të mbledhë taksat e qytetarëve e kur ajo paratë e këtyre taksave i shpërdoron, ka bërë një vepër kriminale.
    Do të dalë ndonjë avokat i mafies si një farë Ndreca e të thotë se këtë akuzë mund ta bëjë vetëm organi i drejtësisë.
    Por kur një lider ka akaparuar të gjitha pushtetet, përfshirë edhe drejtësinë, e kush tjetër veç opozitës politike mund të ngrejë zërin për veprimet korruptive të qeverisë ?
    Një fëmijë rrugaç që kapet me presh në duar duke vjedhur, e kthen kokën pas duke u ngërdheshur për të përqeshur ata që e kanë kapur, edhe mund të mos ja marësh për të keq e bile mund edhe të qeshësh.
    Por a mund të qeshë kush me një zdap dy metrosh, 56 vjeçar e kryeministër, që pasi akuzohet se qeveria e tij ka shpërdoruar disa miliarda euro, vepron si fëmija rrugaç duke imituar e përqeshur personalitete publike shqiptare ?
    Krijoi sa neveri, aq edhe zemërim show banal që bëri Rama duke aktruar si klloun e me nëntekste seksiste kundër femrave.
    Pra edhe pa mbështetjen e tij nga njerëz të krimit me kobure në brez, vetëm ajo shfaqje banale e shëmtuar rrugaçërore, provokoi jo vetëm personat që sulmoi, por me qindra njerëz të afërm të tyre familjarë e me dhjetra mijëra simpatizantë të tyre.
    Opozita në luftën e saj politike, edhe mund ta teprojë në sulmet kundër një kryeministri nopran.
    Por nuk duhet kursesi që një politikan që ka detyrën e kryeministrit, e qeverisjen e gjithë vendit, të bëjë të tilla shfaqje të ndyra

  3. 320 milionë dollarë ua rropën Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke i gënjyer për armatimin. Predhat, fishekët, bombat kineze i ripaketonin dhe i nisnin nga Shqipëria drejt Afganistanit si armatim i prodhuar në Evropë. Pa asnjë kusht dhe siguri teknike kishin hapur fabrikën e mortjes në Gërdec ku kishin punësuar ilegalisht fëmijë, pleq, plaka, sakatë, hallexhinj derisa një mëngjes marsi u vranë 26 frymë.

    U përvëluan qindra trupa, u shkatërruan dhjetra shtëpi, u shkrumbuan lagje e fshatra. Marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë u tronditën, besimi juaj te ne u godit dhe aferat katrane zbuluan se lojtarë të ndyrë e matrapazë gjaku ishin pikërisht ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu dhe djali i kryeministrit Sali Berisha.

    1. Fatos Nanoja, duke e ndjerë në vitin 2005 se do të humbte zgjedhjet, nxitoi të miratonte në parlament një ligj për administratën publike ku ju siguronte disa fundërinave komuniste që kishin poste drejtorash nëpër ministri, që të mos lëviznin nga detyra edhe nëse ndronte pushteti.
      Një nga këta ishte edhe një drejtor i ministrisë së mbrojtjes, Pinari, personi që kishte përgjegjesinë dirrekte për dhënien e liçencës për fabrikën e çmontimit të armëve të vjetra në Gërdec, biznesmenit Delijorgji, mikut të ngushte të kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama.
      Pinari kishte gjithashtu edhe detyrën e kontrollit qeveritar të asaj fabrike, si dhe të tregëtimit të armëve jashtë vendit.
      Pinara pra e përsëris , ka qenë një përzgjedhje e Nanos e as Berishës apo Mediut
      Është kjo arsyeja që Rama nuk është ndjerë për Gërdecin e bile pas asaj tragjedie, bëri marëveshje me Berishën për ndryshimet kushtetuese..
      Aksidenti tragjik i Gërdecit është hetuar nga specialistë të huaj të kriminalistikës, e asnjë prej tyre nuk ka dalë me akuzën e vrasjes , siç abuzohet prej kaq shumë vitesh nga komunistët.
      Padyshim se prgjegjesi morale ka pasur edhe qeveria, si për çdo rast të tillë që ka ndodhur në botë.
      Në Italinë fqinjë, paradokohe ndodhën dy aksidente me pasoja viktimash të shumta.
      Një përplasje midis dy trenash, e shkatërimi i një ure të madh që varej mbi një autostradë.
      Pati në të dy këto aksidente viktima të shumta, por askush nuk doli të kërkojë dënimin e kryeministrit italian apo të ministrit të transportit me akuzën e vrasjes.
      U hetuan ngjarjet dhe u ndëshkuan personat dirrekt përgjegjës .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu