• |
ide | kryesore

PS dhe PD hapin sot zyrtarisht fushatën elektorale, takimet nisin në të njëjtën orë, vendet të ndryshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të hapin zyrtarisht sot fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Të dyja takimet janë planifikuar të nisin në orën 17:00. Takimi i PS organizohet në sheshin kryesor të kryeqytetit “Skënderbej”, për të vijuar më tej në të gjithë vendin, përgjatë muajit të fundit para zgjedhjeve.

Ndërsa takimi i PD pritet të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza”. Në këtë ceremoni, së bashku me krydemokratin Lulzim Basha, do të jenë të pranishëm edhe të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike, në 12 qarqet e vendit.



4 Comments

  1. Sot ne sheshin qendror te Tiranes do te kemi 2 Skenderbe. Njeri i mbi kale qe nga viti 1968

    dhe tjetri mbi kalin e pushtetit qe nga viti 1998. Nuk mund te kish gjetur nje vend te dyte qe

    te shprehte paojat e pushtetit te tij ne keto vite. E gjeti ate shesh te blerte dhe e beri me kurrriz

    prej guri ku nuk mbin me bari. Keshtu si ate shesh, te kerrusur, te nzire e ku s’mbin me bari e beri edhe

    Shqiperine

  2. Po dmth teatri do rindertohet po aty ku ishte dhe me i mire tha Ndrenika. Se kupton gjithe kjo zhurma per ca ishte?? Me ishte fiksuar se u prish per tu bere pallat dhe aq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *