• |
ide | kryesore

Durrës/ Policia arreston 3 persona me 1 kg kokainë në makinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit njoftoi se ka arrestuar 3 persona pasi janë kapur me 1 kilogram e 30 gramë kokainë.

Sipas policisë, droga është gjetur në kroskotin e një makine.

Detaje nga policia: 

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e disponuara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale, u finalizua operacioni policor i koduar “Tapiza”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
L.L., 58 vjeç dhe L. L., 28 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”), babë e bir, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, në bazë të informacioneve të marra për këta shtetas, të cilët po transportonin një sasi të konsiderueshme kokaine, kanë ndaluar mjetin tip “Volksvagen”, që drejtohej nga shtetasi L. L., 28 vjeç.

Gjatë kontrollit në mjet, në kroskot, u gjetën 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *