• |
ide | kryesore

Kontradikta/ Londra asnjë vdekje nga Covid-19, por Shqipëria mban të mbyllur kufijtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Londra ka regjistruar zero vdekje nga Covid-19 këtë të hënë, për herë të parë pas 6 muajsh të pandemisë. Statistikat zyrtare treguan se nuk ka asnjë fatalitet në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ndërkohë që në të gjithë Britaninë e Madhe u shënuan 19 vdekje. Lajmi vjen pasi këtë të hënë u lehtësuan masat e marra për pandeminë, duke lejuar grupe deri në 6 persona. Vendi u fut në karantinë totale në fillim të Janarit, pasi u evidentua një variant i ri i koronavirusit. Që prej asaj kohe, disa vende të BE mbyllën kufijtë, mes tyre edhe Shqipëria.


Por pavarësisht kësaj, varianti britanik i Covid-19 është evidentuar tashmë prej javësh në vendin tonë, ku numri i viktimave sot ishte 6 pacientë të prekur nga koronavirusi. Kufijtë me Britaninë e Madhe pavarësisht shifrave, qëndrojnë të mbyllura dhe duket se Komiteti Teknik pret urdhërin nga lart për të ndryshuan masat, pavarësisht se shifrat e pandemisë kanë ndryshuar dukshëm.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu