• |
ide | kryesore

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për listat, reagon PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
këshillit, në PD



Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, reagon pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të mos pranuar vendimin e mëhershëm të KAS për listën me 222 kandidatë të PD.

Kaso shkruan në “Facebook” se ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.

Reagimi: 

Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.

Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend.

Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë.



4 Comments

  1. Hahaha. Filluan ti bien klarinetes.
    Te vij kush te doj, vetem ju idiotet e pd mos ardhshi kurr, me keto mend e njerez qe keni.

  2. Duke qene se eshte nje gjetje taktike elektorale qe si rrallehere nuk i shkoi ne mend edhe mazhorances duhet t’ja mohojne opozites. Turp!

  3. Meqenese nuk ka limit nr I kandidateve per zgjedhjet parliamentare,do ishte mire ta kishte bere carcaf listen, te kishte nga 100 kandidate per cdo qark,12 qarqe =1200 kandidate ,nje numer qe plotepjestohet me 3.Sa vk kjo pd,bravo kolegji per vendimin sepse do ishte komplet pa lidhje e kunderta

  4. Keta e PDs tani po kendojne ate kengen , ”’ mos caj by_hen , kur e ke ne by_he”” .
    E dinin qe ne fillim se keshtu do mbaronte ky muhabet. E dinin shume mire se PS nuk do ta lejonte nje gje te tille, Por thjesht po justifikohen perpara atyre personave qe i genjyen me premtimin se do ta kishin emrin ne liste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *