• |
ide | kryesore

Basha në Fier: Era e ndryshimit po vjen, e shoh në sytë e mbarë shqiptarëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti sot një fjalim para qytetarëve të Fierit, ku u shpreh se era e ndryshimit po fryn kudo në Shqipëri.
“Më keni falur gjatë këtyre viteve emocione të jashtëzakonshme, por asnjëherë si sot, me këtë pritje të mrekullueshme. Era e ndryshimit po fryn kudo në Shqipëri dhe e shoh në sytë e mbarë shqiptarëve, e dëgjoj në zërin tuaj. Era e ndryshimit po vjen, një çlirim shpirtëror, një çlirim nga stresi. Ju falënderoj nga zemra. 25 prilli do të jetë një ditë e mirë për çdo shqiptarë. Dua tu lus nga zemra të respektojmë kushtet me të cilat ndodh kjo fushatë, të mbajmë maskat distancën, por ta çojmë edhe më lart frymën e shpresës, frymën e fitores. Bashkë do fitojmë, Shqipëria do fitojë”, tha Basha.
 
Mandej kryedemokrati vijoi takimet me qytetarë dhe biznese të vegjël. Duke biseduar me disa të mitur, Basha iu drejtua me fjalët: “Ju jeni brezi i parë që do të jeni europian në të gjitha kuptimet”.
Ai bisedoi edhe me një të re që u deklarua se është një socialiste e zhgënjyer, duke i thënë se PD në pushtet do të punojë edhe për demokratët edhe për socialistët.



6 Comments

  1. Gjithmone emocione do maresh ne Fier o Lul.
    Sepse bashkine as qe e enderron dot ta maresh, sikur gomarin , kafshen e gjore te kandidoje PS.
    Po keshtu nga 16 deputete, mer nja 5.
    Sa te kesh ate turme injorantesh dhe idiotesh qe te vjen mbrapa, te cilet urrehen nga qytetaret fierake.

    1. Opo ju ca ti beni se nuk ngjallet me shoku Enver se ju akoma per ate do ishit duke votuar sot e kesaj dite o skellever proletare.

  2. Me kujtove ate barcaleten me Nastradinin, kur i dashuri i thote te dashures qe kur shikoj syte e tu sikur shikoj gjithe boten, dhe Nastradini shkrete qe i thote po gomarin tim a e ke pa

    1. Ta dije Nastradini se gomarin qe ai e kerkonte, jeton akoma dhe madje e shkruan barcaleten e tij tek Lapsi, pale se do gezohej:).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *