• |
ide | kryesore

Basha shpjegon reklamën e PD ku thuhet se ai futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur në emisionin Opinion për një spot elektoral të kësaj force ku thuhet se “Lulzim Basha futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat”. Basha tha se kjo ka vetëm si qëllim t’ju kujtojë shqiptarëve punë të kryera dhe premtime të mbajtura.

“Rëndësi në këtë moment ka që shqiptarët të kujtohen se ne si komb, si shoqëri posedojmë kapacitetet e nevojshme, kur bëhemi bashkë, kur kemi një synim të përbashkët, kur kemi një qeveri të përgjegjshme për të arritur gjërat që ne na janë dukur atëherë të pamundura.

Dhe ky është mesazhi kryesor i këtij dhe i spoteve të tjera të ngjashme të. Pastaj mund të debatojmë këtu sa të doni në vetën e parë, në vetën e dytë, në vetën e tretë. E rëndësishme është që është që shqiptarët në këtë moment kanë nevojë të fitojnë betejën që kanë brenda vetes së tyre” – tha Basha që premtoi nëse merr pushtetin të afrojë vendin në BE.

“A ndjemë ne politikanët shqiptarë rënien e besimit tek politika? Këto tetë vite ka shumë arsye pse njerëzit mendojnë kështu. Edhe njerëzit e familjes sime ndihen të tillë. Ata nuk kanë mbajtur asnjë premtim të vetëm dhe fajësuan Evropën dhe Amerikën për këto dështime. Anëtarësimi në NATO ishte rikthim i besimit tek kombi, tek vetvetja.

Liberalizimi i vizave. Shqiptarët kishin 20 vjet që rrinin në rrallë për të marrë vizë. Çfarë kërkonin? Për të vizituar fëmijët e tyre. Sot është bërë realitet. Shumica e shqiptarëve në atë kohë as nuk e besonin se do të liberalizoheshin vizat. Unë e konsideroj pjesë të misionit tim jo thjesht për zgjedhjet e 25 prillit, por atë që unë e konsideroj mision hyjnor të Partisë Demokratike, anëtarësimin në Bashkimin Evropian” – tha Basha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ish-kryeministri Sali Berisha ka firmosur me dorën e tij tre versione me të dhëna të ndryshme në formularin e dekriminalizimit, duke konsumuar në mënyrë flagrante veprën penale të falsifikimit të formularëve, parashikuar në nenin 190 të Kodit Penal. Për veprime të ngjashme janë marrë të pandehur dhe janë dënuar zyrtarë të nivele të ndryshme në Shqipëri, përfshirë edhe ish-kryebashkiakë, por për Berishën, deri më sot, ligji dhe drejtësia nuk ka vepruar në mënyrë të barabartë. Pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, me të cilin Partia Demokratike krenohet, duke e shpallur edhe si kauzën kryesore të saj, Sali Berisha firmosi për herë të parë formularin e dekriminalizimit në 20 prill 2016, pa asnjë shënim, përveç gjeneraliteteve në krye të dokumentit.

  2. ky futi shqiperine ne nato?! ky eshte bole i gjithi. prej ktij eshte vendi peng i edi rames. me kte eshte qe te mos kesh as altrnative e as rrugdalje. shifeni kur ta beje rama minister ne qeverin e vet se i duhet ky humbamen.

  3. Dakorte jame ty i paemer siper komentit tim por problemi qendrone se Bashes i vjen nga bytha dhe jo nga koka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *