• |
ide | kryesore

“Kam paguar ryshfet në spital”/ Rama kërcënon gazetarin: Ti duhesh arrestuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka debatuar ashpër me gazetarin Arion Sulo në emisionin “Open” pasi u përmendën ryshfetet në spitale. Sulo i tha se i ka ndodhur edhe atij që të paguajë në mënyrë që të marrë shërbimin dhe Rama i tha se duhet të arrestohet sepse është bashkëpunëtor në një krim.

Sulo: Unë kam paguar ryshfet në spitale.

Rama: Ti duhesh arrestuar. Është turp që e thua.

Sulo: Të vdisnin njerëzit?

Rama: Nuk ka shans të kesh paguar. Nuk ka shans të kesh paguar ryshfet.

Sulo: Po ti nuk ke si ta dish?

Rama: Jam i bindur 100%. 1000%. Nuk je i bindur.

Sulo: Do rrezikoja jetën e personit…

Rama: Ti ju thua shqiptarëve që kjo është rruga e duhur. Kjo është turp. Ti paguan ryshfet e më kërkon llogari mua. Ti pasi e zgjidhe problemin e jetës, ta denoncoje. Nuk marrin lekë të gjithë mjekët. Ai që merr lekë në spital, është kriminel. Kush fut dorën tek xhepi i atij që është në hall, bën krim. Dhe ti që e ndihmon je bashkëpunëtor në krim.

Sulo: Pse është hera e parë që dëgjon se ka mjekë që bëjnë shërbimin në këmbim të parave

Rama: Jo nuk është hera e parë, por theksoj që duhet të shkoni të denonconi.



6 Comments

  1. Mediat dhane lajmin qe nje grua nderroi jete pas vaksinimit me vaksinen kineze. Autopsi nuk u be pasi refuzoi bashkeshorti ??!! Nese eshte i vertete si lajm, atehere jemi para nje skandali nderkombetar! Kjo pasi ne nje rast te tille eshte detyrim i organit kompetent, pra i Prokurorise, te nise hetim dhe te urdheroje autopsine. Me qellim percaktimin shkencor te shkakut te vdekjes. Por jo vetem, organet e kujdesit te shendetit publik dhe qeveria, me ngulm duhet te kerkojne autopsine per te pare nese ka lidhje mes vaksines dhe shkakut te vdekjes, ne menure per te ndaluar perdorimin deri ne qartesimin e detajeve dhe rrethanave te vdekjes.

  2. Rame mos na bej te qeshim nga halli!Ti thua: “Nuk ka mundesi te paguash ryshfet per te mare sherbimin ne spitale!?” HaHaHa!

    1. Rama ka te drejte!
      Ai vet nuk pagu lek !
      Po tall tr…me ne dhe kercenon kedo qe i perplas te verteten! Neper spitale po nuk dhe lek vdes ose ne rastin me te mire te sorollasin me dit te tera!
      Ti sjellin gjerat ne ate menyre qe duhet te futesh doren ne xhep te mbarosh pune!!!

  3. Certifikaten e rakacollit gati e del i pafajshem.litarin ne 26 e ndiq shembullin e mikut tend.do te qeshin te gjithe me ty o psikopat.

  4. Mjeket dhe infermieret ne shqiperi jane tu shkerdhesh rracen te zhvasin i ishikojne njrezit vetem nga duart..te gjithe kemi paguar..un i urrej dhe kam neveri nga ata !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *