• |
ide | kryesore

Pedagogët e Shkodrës lumë ankesash për Ramën, Beqja kërkon ndjesë “duhet t’ju kisha dëgjuar”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama është gjendur përballë një lumi kërkesash dhe ankesash nga pedagogët e universitetit të Shkodrës, që njëri pas tjetrit i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për indiferencën, burokracitë dhe dyert e mbyllura të Ministrisë së Arsimit. E para ka qenë rektorja e universitetit Luigj Gurakuqi, që i shpjegoi Ramës se kishte ardhur me dhjetëra herë në Tiranë për projektet e përmirësimit të mësimdhënies në universitet, por ishte shpërfillur nga Ministria e Arsimit. Njësoj si ajo, edhe pedagogët e tjerë janë ankuar për refuzimet e vazhdueshme nga pushteti qëndror për projektet dhe kërkesat e tyre.

Pasi tentoi fillimisht t’u përgjigjej pedagogëve për pakënaqësitë që kishin, drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Ilir Beqja është dorëzuar duke thënë: Ju kërkoj ndjesë, duhet t’ju kisha dëgjuar shumë më parë që në tetor, apo në janar!

Ndërkohë Rama, pasi ka dëgjuar raste pa fund të burokracive dhe pengesave që ka sjellë Ministria e Arsimit, i ka kërkuar rektores së universitetit t’i shkruajë menjëherë pas takimit Evis Kushit.
Ti nuk ke ditur të shkosh në Ministrinë e Arsimit, ja shkruaji tani Ministres së Arsimit, shkruaji tani. Sapo të mbarojë takimi. Shkruaji dhe ajo do të të marrë në telefon” e ka sfiduar kryeministri që është përballur me buzëqeshjet mosbesuese të pedagogëve, të cilët e këshilluan “Duhet me pas edhe një fije ma shumë vëmëndje për Shkodrën”

I pakënaqur për ato që ka dëgjuar, në fund të takimit, Rama iu tregoi kandidatët e rinj për deputetë: “Ja tani, ju kemi sjellë Edonën edhe Benetin”, ndërsa Ilir Beqja qëndroi i heshtur për shumicën e kohës në tryezë.©Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *