• |
ide | kryesore

Të shtëna masive në SHBA/ Vriten 4 persona, mes tyre një fëmijë

-Instant, Lajme, Planet



Katër persona, mes tyre edhe një fëmijë u vranë në Kaliforni të SHBA-së të mërkurën në mbrëmje si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në një kompleks zyrash në Orange. Ndërkohë një person tjetër raportohet se ka mbetur i plagosur. Autoritetet policore thanë se morën një telefonat për të shtëna me armë zjarri në një kompleks zyrash dhe shkuan menjëherë.

Ndërkohë autori ka mbetur i plagosur, por nuk dihet nëse është plagosur nga policia apo në rrethana të tjera. Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri. Ndërsa nuk dihen ende detajet e ngjarjes.Policia thotë se aktualisht nuk ka rrezik për qytetarët, ndërkohë që pohon se ngjarje e tillë nuk ka ndodhur që prej vitit 1997.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *