• |
ide | kryesore

“Po na morën ujin, le të na marrin edhe shpirtin”/ Banorët në Fan të Mirditës protestojnë kundër HEC-it

-Instant, Lajme, Të fundit



Banorët e fshatit thirren në njësinë administrative të Fanit, në Mirditë kanë dalë sot për të protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e tyre. Ata bëjnë me dije se ndërtimi i tij u sjell dëme të shumta në bujqësi, blegtori, por edhe në turizëm.

“Kanë falsifikuar firmat për të marrë lejet përkatëse”, tregojnë banorët, “shfrytëzimi i ujit dhe devijimi i përrenjve e rrezikojnë çdo gjë në këtë zonë.”

Mes protestuesve është edhe një e moshuar 87-vjeçare, e cila thotë se për ta uji është gjithçka.

“Ne me këtë ujë e me këtë mal ke jetu, se ne nuk jemi vlerësu. Kemi ndenjur prej malit. Tash me na marrë dhe ujin. At’herë t’na marrin ne shpirtin! Jam 87 vjeçe”, thotë e moshuara.

Banorët shprehen të vendosur në rezistencën e tyre për të penguar ndërtimin e HEC-ve në këtë zone ndaj dhe u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse te marrin masa për pezullimin e çdo procedure për shfrytëzimin e burimeve te ujit. Ata kanë depozituar një padi në prokurori për falsifikimin e firmave si dhe ankesë në bashkinë e Mirditës.



1 Comment

  1. RILINDASIT JANE QEN TE PABESE,QENIE INFERIORE,PRODUKT INCESTI,ZDROMSA ,KURVA,,KUSARE BYTHEQIRA, HAJDUTE, LEGENA QE SHKERDHEJNE GRATE E NJERI TJETRIT , SERVILA, TRADHTARE,ANTI-SHQIPTARE,KRIMINELA DHE RRACE E FELLIQUR GREKO SLLAVO MONGOLE.

    RILINDAS = DERR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *