• |
ide | kryesore

Covid-19 në Shqipëri/ 341 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar situatën e Covid-19 në vendin tonë. Sipas njoftimit, 341 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 këtë të shtunë. Ndërkohë 9 qytetarë e kanë humbur betejën me koronavirus, përkatësisht: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, të mosharve 37 – 79 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 673 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,173 që nga fillimi i epidemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *