• |
ide | kryesore

Meta e Basha urojnë Vjosa Osmanin për zgjedhjen si Presidente e Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës kanë uruar Vjosa Osmanin pas zgjedhjes si presidente e Kosovës. Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se ishte i bindur se Presidentja Osmani, “në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë unitetit mes të gjithë qytetarëve, frymës së konsensusit, dialogut, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes dy vendeve tona.

Si President i Republikës së Shqipërisë shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të ngushtë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore, në interes të qytetarëve tanë dhe përshpejtimit të proceseve të integrimit në Bashkimin Europian, të Shqipërisë dhe të Kosovës” – shkroi Meta.

Një mesazh urimi dërgoi edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

“Urimet më të përzemërta Vjosa Osmanit për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës. Jam i bindur se presidentja Osmani do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës për të adresuar drejt sfidat që vendi ka përpara, garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, anëtarësimin e Kosovëes në institucionet ndërkombëtare, arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë dhe progresin drejt integrimit euroatlantik. Si përherë, sot dhe nesër në qeverisje të vendit, PD dhe unë qëndrojmë në krah të Kosovës, në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve të saj, për ti përballuar së bashku të gjitha sfidat e për të forcuar bashkëpunimin mes nesh në dobi të zhvillimit dhe mirëqënies së qytetarëve tanë. Punë të mbarë Presidente Osmani!” – shkroi Basha.

Nuk ka reaguar deri tani kryeministri Edi Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *