• |
ide | kryesore

Benitez ngrin buzëqeshjen e Napolit: “Kam shumë oferta, Premier mbetet prioritet”

-Instant, Sport



Në muajt e fundit emri i tij është lidhur vazhdimisht me Napolin. Ishte hija e ish-teknikut Rafa Benitez mbi Rino Gattuson në momentin e krizës së rezultateve të ekipit napoletan. Nga ana e tij, trajneri spanjoll nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për ngjyrat e kaltra dhe tifozët e tij. E marrëdhënia e tij me Presidentin De Laurentiis nuk është ndërprerë kurrë. “Oferta? Kam marrë më shumë se një në muajt e fundit, por nuk ishte koha, ose nuk ishte projekti i duhur – rrëfeu Benitez në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca”- unë kisha nevojë të kaloja kohë me familjen time”.

“Do të doja të gjeja një klub me ambicien për të garuar dhe luftuar për të fituar tituj, ose për të zhvilluar një projekt serioz që të çon të arrish më vonë atë objektiv,” vazhdoi Benitez, i freskët nga përvoja e tij në Kinë tek Dalian, e mbyllur në fund të janarit pas një viti e gjysmë. Dhe përsëri: “Prioriteti im vazhdon të jetë Premier League. Familja ime është në Angli dhe është kampionati më i plotë në të gjitha aspektet.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *