• |
ide | kryesore

Kosovë, qeveria vendos të lejojë dasmat vetëm me 10 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen që ka zhvilluar ditën e sotme, ka vendosur masat e reja për parandalimin e Covid-19. Sipas këtij vendimi, lejohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve familjare, por vetëm me 10 persona. Përjashtim nga kjo pikë bëjnë mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, mbledhjet e Qeverisë, apo mbledhjet me interes të veçantë publik.


Qeveria e Kosovës miratoi 46 pika me masa të ndryshme në lidhje me parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19 në vend. Qeveria Kurti ka vendosur për ndalimqarkullim të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, mësimi do të kalojë online dhe restorantet do të punojnë vetëm me porosi.


Masat kundër pandemisë i ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ndërsa kryeministri Kurti tha se vendimet e marra janë me qëllim mbrojtjen e jetëve të qytetarëve. Një nga pikat e masave të së hënës është edhe testi negativ për të hyrë në Kosovë, ndryshe qytetarët duhet të vetëizolohen për 7 ditë. Nuk dihet nëse kjo masë prek shqiptarët e Shqipërisë që udhëtojnë për në Kosovë

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu