• |
ide | kryesore

Rama në delir, bën fajtor Berishën e Metën për bllokimin e Rinasit: Kthehuni në detyrë një orë e më parë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I ashpër ka qenë në reagimin e tij kryeministri Edi Rama në lidhje me bllokimin e punës në aeroportin e Rinasit, për shkak të grevës së kontrollorëve të Albcontrol. Nga Tepelena, kreu i qeverisë shqiptare foli për tentativë për rrëzimin e shtetit, të qeverisë, ndërsa fajësoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Rama tha se Berisha ka dalë hapur duke nisur këtë akt, ndërsa Meta hodhi gurë sipas tij dhe fshehu dorën.

“Është marrë peng aktivitete i aeroportit “Nënë Tereza” i nxitur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Berisha ka dalë hapur duke nisur këtë akt, dhe Ilir Meta ka hedhur gurin. Një gur që quhet ‘leshko’. Nuk është simbolike por është reale. Pasi ka fshehur dorën, dhe ai e ka lënë vetvetiu pa dashur, që të kuptohet se është pjesë. Sikundër ka shqiptarë që nuk e kuptojmë njëherë se si dhe pse Sali Berisha dhe Meta janë në këtë akt, nxitës të drejtpërdrejtë në vazhdën për të rrëzuar me çdo kusht qeverinë tonë, dhe shtetin po qe nevoja për rrezikim e qeverisë. Kanë menduar që të vrasin disa zogj me disa gurë që të bllokojnë dhe vaksinat. Sot duhet të vinin disa vaksina, dhe kjo nuk do të jetë e mundur. Kanë gjetur kryeministrin më të gabuar për të tilla akte ekstreme dhe kanë shfrytëzuar një grup kokash të nxehta tek kontrolloret dhe kanë përfshirë dhe të tjerë. I bëj thirrje dhe atyre të tjerëve që të kthejë në detyrë një orë e më parë. Është e paimagjinueshme që për të kërkuar të marrin një pagë, që e kanë marrë prej kohësh, që s’ka lidhje me buxhetin e shtetit, por që është ulur si rezultat i pandemisë, që ka goditur sektorin ajror. E kanë aktualisht 2 mijë e ca dollarë. S’pranojnë që të punojnë për kaq, pas duan të kenë pagën e plotë, sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë. Kjo nuk është e mundur. Këtë nuk e zgjidh dot as qeveria dhe as buxheti i shtetit. I kanë bërë llogaritë gabim. Dhe shumë shpejt do ta rivëmë në kontroll situatën. Plani i tyre për të bllokuar aeroportin, ndoshta deri në zgjedhje, plani i tyre do të dështojë. Mos i harroni. Ju këtu nuk i harroni. Mos e harroni, as ju shqiptarë. Bllokimi i aeroportin në këtë momente, bllokon ardhjen e vaksinave, kthimin në atdhe të atyre që në këto kushte kanë nevojë të kthehen, qoftë dhe për arsye shëndetësore, apo të ndonjërit që ka humbur jetën jashtë. Këta të gjithë nuk janë socialistë, janë socialistë, demokratë, me bindje të ndryshme dhe goditen njësojë, në emër të asaj politike smirëzeze, ogurzezë për ekonominë dhe të ardhmen e këtij populli.”, tha Rama.



8 Comments

  1. Në krye të 65 punonjësve rebelë, qëndron Fisnik Tabaku, vëllai i opozitares Jorida Tabaku që me urdhër partie po strumbullon një vepët të rëndë penale duke cënuar sigurinë kombëtare. Fisniku, drejtor i ka qysh prej janarit 2021 që tenton e organizon pengimin e ardhjes së vaksinave antiCovid në Republikën e Shqipërisë duke rrezikuar jetën e qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë.

    Mes gjithë kësaj loje të pështirë e plot rreziqe shëndetësore e penale, ti Jorida Tabaku duhet të ngrihesh mbi patetizmin militantesk e ti japësh urdhër tët vëllai tu bëjë thirrje grevkstëve milionerë të hapin qiejt e Shqipëri, të lejojnë vaksinat të prekin tolën tonë e të mos luani me shëndetin e njerëzve në këtë kohë kolere ku kolerat e partive do neveriten edhe prej historisë!

  2. Kjo menyre shprehjeje e Rames, nuk rshte delirim, eshte psikoreaktivitet. Nuk e ka aq nga bllokimi i aeroportit, se ka edhe dy aeroporte te tjera ku mund te sjelle vaksinat, por e ka se e ka kuptuar se cfare e pret me 25 prill dhe se duhet te paguaje per Beketin me pasurine qe mezi e ka vene duke vjedhur shqiptaret per 23 vjet me rradhe.

  3. Nuk punohet ne Rinas, e kujt i plasi, kemi aeroportin e Kuksit pse kot e beme ate. He moj Balluku vere ne pune. Le te pellcase Sala e Meta.

  4. Deklaron që është vepër e Berishës dhe Metës për të mos ardhur vaksinat!!!Sa larg është aeroporti në Malin e zi???100 km.Pra që nuk pengohen për të ardhur prej andej.Por ti nga deliri yt ngren të tilla hipoteza për fituar pikë në popull.Ja armiqtë e brëndëshëm po pengojnë vaksinimin.Nuk ke nëse të besojnë më akoma dhe të tutë!!!Don të bësh dhe Erdoganin!!Bëje në se mundesh por e di mirë si përfundon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *