• |
ide | kryesore

U kap me armë pranë selisë së PS, dënohet me 5 vite burg Vladimir Gjuta

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i arrestuar me një arme me vete pranë selisë së PS. Gjuta u fajësua për “mbajtje pa leje të amëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Gjuta u arrestua në 10 Shkurt të vitit 2020 pranë selisë së Partisë Socialiste. Ai u konstatua nga efektivët e Gardës i armatosur me një pistoletë, të cilët ndërhynë duke e ndaluar.

Në momentin e ndalimit, Gjuta ka pasur një çantë krahu të fryrë, çka e vendosi në fokusin e gardistëve. Gjatë kontrollit fizik 40-vjeçarit iu gjet një pistoletë më një fishek në grykë si dhe një shumë e konsiderueshme parash. Në lidhje me këtë ngjarja prokuroria kërkoi 5 vite burgim për Gjutën, të njëtin dënim që ka dhënë dhe gjykata ditën e sotme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *