• |
ide | kryesore

Arrestohet zyrtari i lartë në Maqedoni, iu gjet drogë me vlerë 800 mijë euro

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një zyrtar i lartë i Policisë në Maqedoninë e Veriut, është vënë në pranga pasi është kapur me një sasi të madhe droge. Sipas mediave vendase, droga e kapur arrinte vlerën e 800 mijë eurove. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ku në një postim që ka bërë në rrjetet socile, njofton se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Narkotikëve – DEA.

“Në një operacion të madh policor së bashku me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Trafikantëve të Drogës – DEA, është konfiskuar drogë me vlerë mbi 800,000 euro, si dhe është arrestuar një oficer i lartë policie. Ne vazhdojmë së bashku me partnerët tanë strategjikë në luftën pa kriter kundër krimit”, shkroi Spasovski në Facebook



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *