• |
ide | kryesore

Plasi peshku në Gjirokastër/ Ministri Çuçi thasë me ushqime në këmbim të votave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa foto që po qarkullojnë me shpejtësi marramendëse tregojnë se magazina  e Drejtorisë së Zjarrfikësve në Gjirokastër është mbushur me tonelata ushqime për t’i shpërndarë tek banorët në shkëmbim të votës. Kandidati për deputet i LSI-së, Vangjel Tavo, ka denoncuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’, disa foto nga kjo magazinë, ku duken tonelatat me ushqime (sheqer, miell, makarona, kova salcë kosi, etj).

“I kërkoj Bledi Çuçit dhe të gjithë kandidatëve të tjerë të “Rilindjes” të përballen me mua këtu tek këto magazina” ka bërë apel ai duke ftuar edhe të gjitha mediat që nuk i besojnë fjalëve të tij të shkojnë e ta kontrollojnë vetë gjendjen tek magazinat e zjarrfikseve ku janë nxjerrë jashtë pajimet për tu përdorur mjediset për fushatë. “Turp të keni, Çuçi e me shokë që përdorni skema të tilla” ka shkruar Tavo.

Por lidhur me kete ngjarje ka reaguar kryebashkiaku i Gjirokastres. Ai ka shpjeguar origjinen e  ndihmave ushqimore dhe ka hedhur poshte pretendimet e kandidatit te LSI.

Me poshte deklarata e tij e plote.

Që Vangjel Tavo ka disa kohë që e ka humbur qetësinë dhe e ka shfrenuar fantazinë me skenarët imagjinarë të blerjes së votave, ky nuk është më lajm. Sillet kështu sepse e pret humbja e sigurt më 25 prill. Kulmi i reagimeve dhe denoncimeve të tij qesharake me siguri që nuk është sot sepse do të ketë të tjera në vijim duke e ditur që s’ka më asnjë shans për t’i hedhur hi syve të njerëzve.

Por në respekt të qytetarëve të Gjirokastrës, po shpjegoj këtë “mega skandalin” e Vangjel Tavos. Bashkia Gjirokastër ka marrë një donacion me ndihma ushqimore nga kompania “Kelmendi” me qender ne DÜSSELDORF Gjermani, të cilen gjej sërish rastin ta falenderoj, që njësoj si vjet gjatë pandemisë na është gjendur pranë për familjet në nevojë.

Ndihmat ushqimore kanë ardhur në Gjirokastër disa ditë më parë konform gjithë procedurave përkatëse dhe janë vendosur përkohësisht në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës.

Nga e njëjta kompani ne kemi marrë ndihma për familjet në nevojë edhe një vit më parë gjatë karantinës. Është një donacion bujar që ne e vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim sepse çdo kontribut për familjet në nevojë është i rëndësishëm.

Lidhja e këtyre ndihmave me zgjedhjet është imagjinatë e Vangjel Tavos, për ne është proces rutinë që e kemi bërë vjet gjatë karantinës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë te kemi mundësi për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Është e thjeshtë, Tavo që akuzon për gjëra të tilla, i ka bërë vetë këto marifete dhe Gjirokastra e di mirë gjithçka. Për t’i shkuar transparencës deri në fund, po publikoj edhe korrespondencën me kompaninë “Kelmendi”, dokumentacionin shoqërues të ndihmave, magazinimin e tyre dhe një takim falenderues që unë pata me përfaqësuesin e kompanisë.

Vangjel Tavo flet për “mega skandal”, njësoj si të thuash “hajduti thërret, kapeni hajdutin” ?

©Lapsi.al

 

 



7 Comments

  1. leshte e hamomit Genjeshtra te Lapsi.al dihet qe keta jane nje portal i Sali Cecenit shikoni 50 000 lekshat qe shperndan LSI ne Puke o qelbesira

  2. Sesa t’ju shpjegoje programin e pd-se, Basha do bente mire te shperndante edhe ai ndihma e ndonje lek. Keshtu balancohen forcat ne terren. Mos beje te ‘mirin’ se keta do punojne qindin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *