• |
ide | kryesore

Vangjel Tavo nuk e mohon kandidimin për Himarën: Tani po merrem me çështjet e pronave

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vangjel Tavo nuk e mohon kandidimin për Himarën: Tani po merrem me çështjet e pronave



Tavo nuk pati një përgjigje konkrete nëse do të jetë ai kandidat i socialistëve për kryebashkiak, por as nuk e mohon teksa u pyet gjatë një interviste për A2 CNN. Ai u mjaftua të thoshte që do jetë i angazhuar më së miri për të bërë punën e prefektit të qarkut, por mos e mohuar kategorisht pranimin e një ftese të mundshme nga kryesocialisti Edi Rama.

“Jam totalisht i angazhuar në detyrën që më është caktuar të prefektit të qarkut të Vlorës, që përveç Himarës ka dhe Bashki të tjera dhe jam i angazhuar për t’i shërbyer këtij komuniteti dhe përtej garantorit”, deklaroi Tavo.

Akuzave nga burgu të kandidatit të zgjedhur, por të pabetuar, Fredi Belerit se ka nisur fushatën, Tavo i përgjigjet shumë shkurt. Ai tha se çështja e pronësisë nuk është për fushatë, por një mundësi zgjidhjeje të një prej problematikave më të mëdha me të cilat përballet ky komunitet.

“Një nga gjërat që do merrem në qarkun e Vlorë është problematika e marrjes së titujve të pronësisë, prefekti nuk bën fushatë elektorale, e kam marrë këtë angazhim për t’u shërbyer njerëzve që duan që pronat që kanë t’i kenë me certifikatën e pronësisë. Një turizëm që do rrisë të ardhurat për çdo familje. Ngaqë kam bërë diku të 16 fushata, nuk më bën përshtypje se çfarë thonë. Nuk është fushatë elektorale, por një problematikë që nuk mund të mbahet peng nga një grup njerëzit”, u shpreh ai.



8 Comments

  1. Bull shit! Ti je nje matrapaz njelloj si Edvin mavija ,nje pazarxhi si jevgjit grek nga ke edhe prejardhjen!

  2. E mohoi e tani do të kandidojë!!!
    Rilindas grek!!!
    E çfarë mund të presin banorët e Himarës nga një që bën atë që
    i thotë kumandari e që ai vetë e la dëshirë!!!

    1. njëri nga zëvendësit e Non-Gratës na premton se “pas një viti Shqipëria do të jetë e lirë dhe demokratike”, domethënë kur të kthehet në pushtet “minuesi i demokracisë”, “armiku i shtypit të lirë”, “regjimi i gangsterëve”, “ordineri i rrezikshëm” dhe të tjera përcaktime për Sali Berishën të bëra nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe shtypi më prestigjioz i vendeve të Bashkimit Evropian.O shpellkari Gimi kur flet ti dhe krimbat levizin,per ty belerisi eshte i duhuri sepse kumandaret salih-metaj kandiduan nje hidraulik si beleris,shko qihu sot me gein bardhi

  3. Po të jetë se SPAK do merrej me kërkesa të tilla, do kishte filluar hetim dhe për mua, dhe Belon, dhe Zenin, se ai dhe për ne u ka thënë hetojini.

    Për mua i ka thënë hetoni për vilën në Lalëz, për Belon i ka thënë hetoni për dhunën në zyrat e PD, për Zenin ka thënë hetojeni për Gërdecin etj.

  4. Himara Autonome
    Z Tavo .
    Newoftese te ka dhene shkopln magjik zRama mund ta zgjidhesh problemin e tokave Himarjote
    Ne zonen e Himares esht ndare vet 10 perqind e tokesse Himares
    Ligji 7501 thote
    Ndarja e tokes ne kufijt e vjetera te fshaterave
    Me poshte jane te dishifruara veprimet
    Ne baze te ketij ligji jane ber 75 perwind shkelje
    Pra i Himarjoti ka mare nga ligja vetem 10 perqind
    Toka tjeter esht vjedh nga komisjonet dhe shteti
    Qe do te thote
    We ju Himarjote ßkini vend ne Himaren tuaj zoter
    Jane jeniceret hajdutet e krahines dhe hajdutet e shtetit.ju adrrgoj kete mesazh we te jini te iformuar mbi gjendjen e prones Himarjote
    Rrugezgjidhja e prones Himarjote
    Esht vetem kthimi i prones tekpronaret e vjeter ne baze te kayastres
    Dhe jo ne baze te ligjit 7501

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *