• |
ide | kryesore

Sindikata europiane e kontrollorëve: Siguria e hapësirës ajrore në rrezik, pilotët të bëjnë kujdes në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Unioni i Kontrollorëve të Trafikut Ajror(ATCEUC) ka reaguar sërish për situatën e paprecedentë të ndodhur se fundmi në aeroportin e Rinasit, ku për shkak të bojkotit të kontrollorëve të “AlbControl” u pezulluan për dy ditë të gjitha fluturimet. Sipas reagimit të këtij Unioni, Shqipëria është një shembull ku qeveria terrorizon qytetarët.

Sipas deklaratës, qeveria shqiptare pasi injoroi një vit të drejtat e punëtorëve, tani po i sulmon ato. Ky Union më tej shkruan se kontrollorë të huaj që nuk janë licensuar mund të marrin në dorë punën. Për këtë arsye, ATCEUC rekomandon pilotët që të kenë shumë kujdes kur vendosin të fluturojnë përmes hapësirës ajrore shqiptare

ATCEUC i bën thirrje çdo institucioni të BE-së të vëzhgojë nga afër se çfarë po ndodh në Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *