• |
ide | kryesore

Gjirokastër/ Godet me thikën e bukës 60-vjeçarin, arrestohet autori

Arkiva



Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur në Gjirokastër mesditën e sotme pas një sherri. Sipas të dhënave zyrtare, sherri ka ndodhur rreth orës 13:10, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër.

Pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin I. R., rreth 60 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë të mundur kapjen e autorit, të cilin po e shoqërojnë për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *