• |
ide | kryesore

Basha: Paketa jonë fiskale do të jetë më konkurruesja në rajon

-Instant, Lajme, Të fundit

Gjatë takimit me profesionistët e lirë në Njësinë 7, në Tiranë, kryedemokrati Lulzim Basha foli dhe për paketën e fiskalizimit, që sipas tij, është pjesë e planit të PD.


Mes të tjerash, Basha u shpreh se paketa fiskale, që do të miratohet nga qeveria e ardhshme, e cila ka në thelb të saj taksën 9%, uljen e kontributeve shoqërore në 18% dhe heqjen e taksës Rama mbi karburantin, do të jetë më konkurruesja në rajon.


“Pankarta jonë fiskale është publikuar. Ajo parashikon që Shqipëria të jetë konkurruese me vendet e tjera të rajonit dhe jo të jetë me taksat më të larta dhe çmimet më të larta. Një vend që ka taksat dhe çmimet më të larta në rajon nuk i thith dot investimet e huaja. Për të mos folur pastaj si i shpenzon këto taksa ku prioriteti me ne do të jetë trajnimi i rinisë dhe thithja e investimeve të huaja përmes transferimit të teknologjisë se përndryshe na ndodh kjo që sot është realitet në çdo familje shqiptare. Na ikën rinia në kërkim të një vendi pune, futen në borxh për të shkuar emigrant. Pra, paketa jonë fiskale është realisht më konkurruesja në rajon, me taksën e sheshtë 9%, me kontributet për sigurimet shoqërore 18%, me heqjen e taksës Rama mbi karburantin 24 lekë për litër dhe me masat e tjera fiskale ne e bëjmë Shqipërinë ambientin me taksat më të ulëta, ose në rastin e disa vendeve fqinjë me taksa të barabarta me vendet rreth nesh.

Angazhimi i qeverisë dhe angazhimi im personal është që kjo paketë taksash nuk do të ndryshojë, nuk do të ketë pra ndryshim, shtim të taksave. Sigurisht nëse hapësira ekziston për ulje të taksave do të veprohet në këtë drejtim. Sikundër do të ngrihet një institucion, një bord i pavarur nga qeveria, i kontrollueshëm nga parlamenti, detyra e të cilit do të jetë pikërisht që qeveria nesër e tutje të mos të jetë në gjendje të marrë masa arbitrare, të jetë arrogante dhe të bëjë gjëra të papritura në kurriz të sipërmarrjes, në kurriz të ekonomisë dhe në kurriz të xhepave të shqiptarëve”, tha Basha.

 

 

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu