• |
ide | kryesore

BE-ja refuzon të ndihmojë Malin e Zi: Nuk shlyejmë kredi të marra nga palët e treta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Bashkimi Europian nuk do e ndihmojë Malin e Zi të shlyejë një kredi 1 miliard dollarë ndaj Kinës. Podgorica në vitin 2014 hyri në marrëveshje me një bankë shtetërore kineze për të financuar 85 për qind të kostos së autostradës 177 kilometra të gjatë deri në kufirin me Serbinë.


Deri tani janë ndërtuar 40 kilometrat e parë, me një vlerë 20 milionë dollarë kilometri, ndër seksionet më të shtrenjta në botë.


Kostoja e kredisë ndaj Kinës llogaritet sa çereku i prodhimit vjetor malazez, por Brukseli thotë se përgjegjësia për situatën është e Podgoricës.

“BE-ja është donatori, investuesi dhe partneri tregtar më i madh i Malit të Zi. Ne vazhdojmë t’i mbetemi në krah, por nuk kemi për të shlyer kredi që merren nga palët e treta.”

Lexo edhe: Mali i Zi i kërkon ndihmë BE-së për shlyer kredinë 1 miliard dollarë ndaj Kinës

Nëse kredia nuk paguhet sipas termave, Banka e Import-Eksporteve e Kinës do ketë të drejtë të marrë si kolateral toka ose asete shtetërore.

Në rrethana të tilla e gjejnë veten edhe shtete si Sri-Lanka, Pakistani apo Xhibuti në Afrikë, që fillimisht u tërhoqën nga ofertat me kredi për projekte nga Kina por tani nuk po i shlyejnë dot.

Mali i Zi po pret dritën jeshile për anëtarësim, por situata me Kinën e shqetëson BE-në.

“BE-ja është e shqetësuar nga efektet socioekonomike dhe financiare të disa investimeve kineze, apo nga borxhet që ato krijojnë për një shtet. Ekziston rreziku i një varësie prej borxheve,” deklaroi Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për punët e jashtme.

Sipas organizatës amerikane, “Freedom House”, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i kanë hua Kinës, përkatësisht, 39 dhe 20 për qind të borxheve të tyre publike.

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu