• |
ide | kryesore

Grida Duma: Pandemia nxorri zbuluar sistemin e rrënuar shëndetësor

-Instant, Lajme, Të fundit

Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Grida Duma gjatë një takimi me mjekë në Kavajë është shprehur se pandemia nxori zbuluar sistemin e rrënuar shëndetësor.


Duma tha se i shqetëson largimi i të rinjve dhe ekspertëve, ndërsa theksoi se PD do të bëjë të mundur rritjen e pagave për punonjësit shëndetësorë.


“Me mjekë të nderuar që çdo ditë në punë japin pafund nga vetja në shërbim të qytetarëve. Mjekësia është forca parandaluese e shëndetit të keq, sikurse ne jemi forca parandaluese e të keqes për vendin tonë.

Ajo që na shqetëson është largimi i të rinjve dhe ekspertëve që duhet të ishin në Shqipëri për të dhenë më të mirë. E nuk mundën, u detyruar të largohen nga ajo që të gjithë po jetojmë

Ajo që ndodh sot e që pandemia nxori zbuluar është pikërisht sistemi i rrënuar shëndetësor.

Kalimi i kartës së shëndetit kudo si në institucione publike apo private nga ana e qytetarëve e shëndetësia falas janë themel i sistemit shëndetësor.

Partia Demokratike do të rrisë pagat e mjekëve duke i dhënë dinjitetin e nevojshëm këtij profesioni fisnik dhe të domosdoshëm në një shoqëri. Do të investojë në infrastrukturë për të mundësuar çdo shërbim dinjitoz për të gjithë qytetarët.

Në Kavajë sot nuk ka në eficencë asgjë, as materniteti, as sallë kirurgjie,  asgjë… Mjekësia në këtë formë nuk mund të ketë impakt pozitiv.

Shqipëria do të ndryshojë! 25 Prill Shqipëria Fiton!”, deklaroi Grida Duma.

6 Comments

  1. Perkundrazi pandemia po tregon se sistemi shendetesor eshte me se miri i organizuar. Per kete do te mjaftonte vetem fakti qe eshte nje nga vendet qe ka siguruar dhe vaksinuar me shume ne rajon si dhe ne bote.

  2. 50 prokurorë të Tiranës, në mbrojtje të Elisabeta Imerajt, janë hapi më i rëndësishëm i bërë ndonjëherë në Drejtësinë Shqiptare, që pas 1994, vit kur Partia Demokratike e udhëhequr nga idhulli i Lulzim Bashës, Sali Berisha, përndoqi, persekutoi derisa dëboi Kryetarin “rebel” të Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi.Ta dergoje salih anji kete fjali o Grida apo e gjete vete o bucja seksi e pd,burrin e braktise tani ke kollovarin

  3. Pandemia zbuloi probleme ne sistemin shendetesor ne gjithe boten jo vetem aty. Vetem Qorrat e Rilindjes nuk e shohin por ngopen me lugen bosh dhe propaganden e Qelbabtores Rilindje

  4. Jo o llum i shitur. Nxorri ne pah qe pasi jeni shitur pa kthim pas na keni shitur dhe ne pa qene kjo zgjedhja jon. Nxorri ne pah qe jeni fut ne rruge pa krye dhe pa zgjidhje .Por ne ate grop pa dyshim do bini vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu