• |
ide | kryesore

Kaos me të dhënat personale/ Database qarkullon në të gjithë Tiranën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Database që Lapsi.al arriti të tërheqë nga kompjuterat e zyrave të Partisë Socialiste dhe që përbënte thelbin e skemës së patronazhit për zgjedhjet e 25 Prillit ka nisur të shpërndahet në të gjithë kryeqytetin. Pas kuriozitetit që ngjalli mënyra se si “patronazhistët” e PS kanë raportuar për 910 mijë banorë të kryeqytetit, një lumë kërkesash vërshoi fillimisht drejt Lapsi.al. Në mungesë të stafit për këtë volum pune të papërballueshëm dhe pamundësia për të verifikuar secilin prej qytetarëve që kërkonte të dinte si ishte raportuar nga monitorimi i Rilindjes, duket se persona të tjerë kanë arritur ta sigurojnë database, që ndërkohë përdorej gjerësisht nga qindra anëtarë të strukturave socialiste. Fill pas kësaj, Lapsi.al ka konstatuar se dokumenti po kalon përmes celularëve nga një person tek tjetri.


Lexo edhe: Zbulimi i patronazhistëve të PS/ Veliaj dhe Sokol Balla i vërsulen Lapsit (VIDEO)

Duket se kurioziteti i shtuar nga qytetarët ka gjetur mënyrën për të siguruar një variant në Exel, të të dhënave që vazhdonin përpunoheshin në zyrat elektorale të Partisë Socialiste, aty ku ishte stacionuar një armatë e tërë patronazhistësh. Sipas personit që dorëzoi dokumentin pranë Lapsi.al, regjistrimi i 910 mijë personave me numrin e kartës së identitetit, numrin e telefonit dhe të dhënat e tjera personale ishte vetëm një pjesë, pra vetëm një “extract” i produktit origjinal.


Ekskluzive/ Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

Të dhënat e plota për qytetarët janë të depozituara në një Database tjetër, i cili funksionon si një program online. Ky program, përmban të dhëna të tjera tonat, të ndara në kolona të tjera, jo vetëm për personat e punësuar, por edhe për ata që marrin ndihmë ekonomike, apo të tjerë që trajtohen me kemp, të tjerë që janë në pritje të një procedure legalizimi, apo të tjerë që janë në pritje të çfarëdo shërbimi që ofron shteti.

Duke pasur dijeni mbi pritshmëritë e qytetarëve ndaj shërbimeve të institucioneve, patronazhistët e kanë pasur më të lehtë qasjen për të kërkuar votën.

Lexo edhe: Qyfyret e patronazhistëve/ Si i përshkruajnë ata njerëzit që përgjojnë

Gjithsesi, kushdo të ketë qenë arkitekt i kësaj skeme në radhët e Rilindjes, mund të konsiderohet shkaktar i një kaosi me të dhënat personale. Numrat e telefonit, numrat e kartave të identitetit dhe të dhëna të tjera për secilin prej 910 mijë qytetarët e Tiranës janë në duart e të gjithëve.©Lapsi.al

39 Comments

    1. Kontrollova dhe gjeta patronazhistin tim. U shokova! Nuk kam qene apo jam antar i ndonje organizate apo shoqate politike te krijuar sipas ligjit. Kurre nuk kam bere publike bindjet e mia politike apo se per ke kam votuar. Pasi eshte personale. Kam punuar ne nje institucion ne te cilin punonjesit duhet te jene te depolitizuar. Prej disa vitesh jetoj dhe punoj ne nje shtet tjeter. Te dhenat e mia personale si numrin e ID dhe telefonit por edhe te tjera si adresa e postes elektronike, i kam rregjistruar ne portalin e-Albania per te perdorur sherbimet elektronike. Per here te pare dua te deklaroj se per ke kam votuar nder vite, votimi i fundit ne 2013. Kam votuar Partine Socialiste dhe kandidatet e saj ne zgjedhje lokale apo te pergjithshme. Patronazhisti me ka identifikuar si votues te PD???? Pervec se nje skandali kriminal per keqperdorimin e te dhenave personale, kam bindjen se eshte me keq. Jemi para rastit kur krimi ose krimet jane kryer nga nje organizate politike e cila ka maxhorancen ne pushtetin ligjvenes si dhe ushtron dhe pushtetin ekzekutiv. Pra nje organizate e mirfillte kriminale e cila ka kapur shtetin, ose te pakten dy pushtetet e tij kryesore. Ai gjyqesor mbetet per tu pare. Por konsideruar faktin qe organi i prokurorise nga dita e publikimit te skandalit e deri sot, nuk kryer asnje veprim per te sekuestruar serverat apo kompouterat e organizates politike qe i disponon. Duke i dhene kohe dhe mundesi te shkaterroje prova, evidenca dhe pamundesoje nje hetim objektiv. Te dashur shqiptare, ju keni ne dore fuqine per te ndershkuar te tille njerez dhe krime. Jam i nje mendje me shume shqiptare te tjere se opozita me Bashen nuk eshte ne nivelin qe duhet. Por, besoj se eshte e keqe me e vogel krahasuar me keto monstra fodulle. Dhe te pakten per here te pare ne histori do kishim nje kryeminister qe mund te kuptoje dhe deftoje per ligjshmerine pasi eshte jurist. Nuk eshte as doktor dhe as mesues vizatimi!

      1. Ky koment duhet te frymezoje shume shqiptare. Te behemi nje here te vetme bashke per te mposhtur kete te keqe te madhe qe na ka zene keto 8 vite regresi.

      2. Keta jane te afte per cdo gje, nuk kane limite.

        Kane ngritur nje rrjet spiunazhi qe punon me te dhenat e e-albania dhe rrjeteve sociale, jo vetem per fushate por gjate gjithe vitit, si ne kohen e komunizmit, ku sigurimsat mbanin ne mbikqyrje te gjithe qytetaret per te pare bindjet e tyre politike dhe per te ndeshkuar ato qe devijojne.

        Nje shpjegim eshte se i gjithe ky patronazhim i Tiranes mund te jete bere qe Erion Veliaj te behet kryetar i PS. Dhe per kete jane duke i perdorur te gjitha resurset shteterore, qe nga e-albania e deri te rezervat ushqimore per shantazh dhe blerje votash, me qellim te nxjerrin Tiranen me rezultat pozitiv per Rilindjen, ku kryesus fushate dhe formues listash eshte kryetari i bashkise, dhe ate rezulat te perdori si justifikim per te marre kontrollin e PS mbas debimit te Rames.

  1. Socialistët e mutit. Nuk njohin asnjë kufi. Ne burg e ka vendin çdo qelbesirë që ka lejuar këtë degradim të të dhënave personale!

  2. Shqipëria ka gjykatësit më të mirë që mund të blihen me pará. Mbase është thjesht një rastësi, por gjykatësi që kryesonte çështjen e Metës ishte gruaja e Adrian Fullanit. Në atë kohë, Fullani po kërkonte riemërimin si Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe Berisha dhe Basha ishin në pushtet dhe kërkonin mbështetjen politike të Metës.

  3. U shporrën plehrat e jashtëqitja e kombit.I erdhi fundi sektit më të fëlliqur.Rilindjes.Data 25 Prill 2021 të shpallet Festë Kombëtare e Republikës së Shqipërisë.

      1. Patronazhist i paemer, deri ne 2025 parashikon te qendrosh ne burg? Joooo, jane shume kater vite. Dy vjet te mjaftojne, do e humbin interesin te burgosurit e tjere per ty. Nuk do ta hedhin me sapunin ne toke.

  4. Po si ta shperndani ju gjithandej, normal do behet kaos,se per kete e publikuat, per te krijiar kaos o portal kurve.Shpresoj qe prokuroria ti shkoje dsri ne fund kesaj ceshtje.

    1. Ke shume te drejte i paemer i ores 22:57. Te dhenat e shqiptareve duhet t’i kene vetem patronazhistet dhe ata jane njerez te besuar te partise. Ata nuk e nxjerrin sekretin se jane edukuar me frymen internacionaliste dhe cdo gje e bejne vetem per te miren tone. Jo me kot AKSHI ia ka dhene lalit te dhenat personale te secilit. Jo me kot prokuroria nuk e fillon hetimin tek bodrumet e bashkise dhe tek AKSHI. Ne kemi drejtesine e re qe do i coje ne burg te gjithe armiqte e klases drejtuese e cila po ben cmos qe ne vend te shqiptareve te vine bangladeshasit ketu. Demokracia eshte nje idiotesi. Amerikanet jane budallenj qe detyruan presidentin Nixon te dorehiqet sepse kishte pergjuar shtabin e kundershtarit te tij demokrat. Ketu duhet pergjuar cdo njeri dhe nese zbulohet se ka prirje antibangladeshase, drejtesia e re duhet ta burgose menjehere dhe media e vetme ne Shqiperi duhet te jete ERTV.

  5. Basha do jetë zhgënjimi më i madh i këtyre 30 viteve nëse nuk dënohet kush për këtë gjë. Këtu nuk është më punë militantësh që vrasin njeri tjetrin nëpër sheshe. Këtu prekemi të gjithë.

  6. Une e gjeta se per ke do votojne miqt e mij n’Tirane.Jam ba vete patronazhist antiridhjerje.
    RROFTE DIKTATURA E PROLETARIATIT DHE UDHEKOQJA I INE SHOKU EDVIN MASHTRUESI!!

  7. Oopa e dashura jeme paska edhe nji dashnor tjeter!!??
    O sa mire moj ridhjerje qe na’i hape syte.
    Oopa edhe vendi ky pijne kafe,edhe me cfare e shoqerojne.Dashnori i dashnores teme pikerka fernet me ekspres si une!!! Ky asht kulmi,po me kopjon!!
    Voton,prit…voton…prit per ridhjerjen.Heu bre,dashnorja jeme ka dashnor nji ridhjeres!!!???
    Paskam shku per lesh burra !!!!Hahahahahahah……..

    1. Po ja, ca emra dihen. Kleant Sana, Ana Mema (punonjese ne bashki, pra paguhet me taksat tona per te pergjuar), Eduard Loshi, Agim Hidri, Agim Dyrmishi (ky eshte pensionist por do i kene lidhur ndonje rroge shtese). Policet bashkiake qe gjobisin makinat e atyre qe i komsiderojne kundershtare sipas infove te patronazhisteve te tjere. Ka sa te duash me nje fjale, per te gjitha gustot

  8. Sa ndryshova te dhenat e biznesit online ora 2 e ca naten ne e-albania dhe vura nr e ri qe ma di vetem familja, kur ne ora 11 me merr nje femer, telefonoj nga Partia Socialiste tha. Sa i thashe, si si nuk te kuptova po cne ju me kete nr ku e gjete, ma mbylli direkt! Beni nje artikull kunder asaj kurves Mirlinda Karcanaj, atij komusionerit qe s’eshte burre ta ngrinte menjehere si ceshtje ne prokurori dhe atij myqos qe drejton SPAK! Plehra keni kaluar cdo kufi jeni per burg bashke me Yuri Kim, do i coj leter Biden ta heqi kete ambasadore kukull Saigoni!

  9. Lidhur me sa denoncon EV.
    Eshtë krijuar një rrjet mafioz i vërtetë. Databaset e agjencive shtetërore me në krye e-Albania,janë lidhur direkt me selinë e PS.Në kohë reale transferojnë cdo të dhënë qe regjistrojnë apo përditesojnë. Ky është investimi 100 milionë euro në vit I AKSH.

  10. Ajo do të drejtohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë trupa të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s.

    Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Shqipëri do të vendosen 4 mijë ushtarë amerikanë, kurse pjesa tjetër do të vendoset në vendet fqinje. O enver EV ruaj mamin vajzen gruan nga salihu e meta se keto të tjerat jane pallavra fushate,kujdes dhe babin se keta shpellkaret e cecenet e salihut edhe burrat i perdhunojne keshtu ndodh kur zbresin nga shpellat e vicidolit,por eshte fat per ty ushtria amerikane erdhi do qendrojne per te ruajtur ty EV enver nga dyshja kriminale salih meta

  11. Presidenti Ilir Meta ka disa ditë që zhvendoset nga Vlora në Durrës dhe anasjelltas, në emër të mbrojtjes së votës së lirë, ndonëse sipas të gjitha fakteve dhe precedentëve, simboli i deformimit të votës në Shqipëri, është LSI-ja, pikërisht partia e tij. Përpos rekordeve të blerjes së votave me LSI-në, Ilir Meta ka menaxhuar edhe zgjedhjet parlamentare të 24 qershorit 2001, si kryeministër. Pas zgjedhjeve të 2001, të kontestuara nga Partia Demokratike, Sali Berisha e shpalli Ilir Metën armik të votës së lirë. Sipas Berishës, asokohe kryetar i PD-së, “kryeministri terrorist Ilir Meta dhunoi votën e gjysmë milioni shqiptarëve”. 20 vjet më vonë, Ilir Meta ka nisur një fushatë për mbrojtjen jo vetëm të vota të LSI-së, por edhe të Partisë Demokratike, me miratimin në heshtje të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

    1. Kur të lexosh ndonjë shkrim për Metën, thuaje edhe ti pa merak mendimin tënd por këtu bëhet fjalë për diçka tjetër.
      Edveri ka risjellë përsëri strukturën e ish sigurimit famëkeq , e bile edhe më keq se atëhere.
      Enveri bënte kujdes që spiunët e sigurimit të mos jenë antarë partie, kurse Edveri , spiunët e sigurimit të tij i ka të gjithë antarë të partisë së mavrisë.

      Edhe ti edhe ai që kujton se 80% e shqiptarëve malsorë jetojnë në shpella, imitoni psikopatin dymetrosh që kur dikush i bën ndonjë pyetje që i djeg e nuk i jep dot përgjigje, ose zhurmon duke pallur ose ndron temën.

  12. Te dhenat jane marre ne e-albania. Ne rastin tim del nje nr telefoni qe gabimisht e kam dhene te E-albania dhe vetem atje. Shtet vari leshte

  13. Skandaloze , e pakonceptueshme dhe shume e turpshme . Thone qe edhe nje gure po ta shtrydhesh nxjerr leng , ndersa i gjati ine qenka shqop , njeri fare pa yndyr . Nje njeri qe as skuqet e as nxihet sa here kapet gafi , por perkundrazi promovon maskarallikun e radhes per te cilin eshte kap gafil , tregon se ky çdo gje e ka bere me paramendim dhe se çdo maskarallik ka firmen dhe fulen e tij . nese ky njeri neser nuk denohet me burg , biles burg te sigurise se larte , atehere do jete nje zhgenjim total per Shqiptaret , te majt apo te djathte qofshin .
    Une kam kohe qe them se keta te sektit mavi jane bere shume te frikshem , me “partonazhismin ” keta i vune kapak çdo gjeje . Tani , mos me thoni se ky vend mund te behet edhe pa revolucion . E keqja ka shkuar aq larg dhe po ecen aq shpejt saqe nuk ka rreze drite ta arrije . Shqiptar , ne nje vend kudo (biles edhe ne afrike) minimalisht do kishte rene qeveria dhe normalisht do ishin gijotinuar me qindra koke . Jetojme ne Shqiperi , ne vendin ku çdo gje relativizohet sikur te mos kete ndodhur asgje , jetojme ne nje vend ku fjala ” çudi ” duhet hequr nga fjalori .
    Shqiptar zgjohu , neser keta pisa e bij pisash , keta antishqiptar e antikombetar do ti gjeni ne krevatin tuaj te shtrire dhe komod per shtate pale qejfe . Shqiptar zgjohu , zgjohu dhe ulerit , ulerit dhe merre me force ate qe eshte e jotja me hakikat por edhe me ligj . Boil me , boll me skllever ne shtepine tende o Shqiptar . Te keqes i do prere koka qe me ne fund ketij vendi dhe ketij populli ti rikthehet , shpresa , miresia , siguria dhe prosperiteti .

  14. marrëveshja e 17 majit mes Ramës dhe Bashës u pasua me dëmshpërblimin e këtij të fundit me 13 milionë euro.

    “Nëse ka një marëveshje dhe një hipotekë mes Edi Ramës dhe dikujt tjetër, ai ëstë Lulzim Basha. Kjo nuk është hipoteze, por një histori e dëshmuar me një sërë ngjarjesh. Duke filluar nga tradhëtia që i bëri ‘Çadrës’ teksa deklaronte se nuk do të hynte në zgjedhje. Lulzim Basha jo vetëm hyri në zgjedhje, por hyri edhe në qeveri me Edi Ramën. Kjo ishte marrëveshja më e errët, por unë besoj se kjo aleancë ka ekzistuar edhe më përpara. Mirëpo ne nuk e dimë se cila ka qenë marrëveshja e vërtetë. Sepse më pas pamë që u paguanin 13 milionë euro për prishjen e pallatit të Lulzim Bashës në Vlorë.Kalec kujdes nga kalecet shpellkare

  15. 13 milionet ishin te vjehrrit te Bashes(per saktesi)dhe dalja nga cadra ishte ultimatumi i Lu-se dhe perfaqsuesve te BE-se.Pak vone, por Lu edhe BE, e pane se per ke bahej fjale.Kryeministri shqiptar i’u doli MASHTRUES!
    Gjithmone ka nji here te pare.Me mashtrove nji here asht faji yt,per te dyten,….Bravo te qofte!!!
    Kanceri i Shqipnise asht qenveria e PS-ja me tumorin malinje Edvin Percaresi!!!
    Me 25 Prill , Edvin Rracisti shkon n’kimioterapi intensive.

  16. Me 25 Prill, cfare do bindje qe te kini, majtas apo djathtas, ky sekt barbonesh duhet te cmontohet perfundimisht. Votoni cilendo parti por jo sektin mavi. Mos kujtoni se ky vend do behet bace me lule. Kjo do kohe dhe mendje. Por me 25 Prill vetem 1 duhet te jete synimi: Cmontimin e ketij sekti te semure. Nese nuk e bejme do jete vone!

  17. Ore, ku eshte exel ta shkarkoj te shof kush o spiuni im?

    Hidheni ore Exel ne Internet ta shikoj gjithe bota jo vetem Shqiperia, biles cdo maskarallek Shqiptar hidheni ne Internet.

    Interneti eshte drejtesia e vertete 🙂

  18. Gazetari i familjes Berisha-Meta, Çlirim Peka ka vizituar sot aeroportin e Kukësit.

    “Investimi privat me serioz ne Veri. Pak rendesi kush e pret shiritin!”- shkruan Çim Peka, teksa poston foton i buzëqeshur dhe me duar në xhepa.

    Kujtojmë që deri më sot, opozita ka sulmuar ashpër Ramën për Aeroportin e Kukësit.Shpellkari tipik origjinal ne kuksin me aeroport,shkoni dhe ju o shpellkare e byrektore beni foto

  19. Per Meten dhe Berishen pyet patronazhistet e tyre. Jane ata qe te japin informacion te sigurt. Pyetjet ne komente nuk kane pike vlere.

  20. Andi Bythshati dhe Armand Shpithllaku kanë zbuluar me ndihmën e Hysni Kapos dhe Mehdi Bushatin një grup spiunazhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu