• |
ide | kryesore

Kaosi në Parlament, mazhoranca përjashton me 10 ditë tre deputetë të opozitës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Parlament, Kuvend



Mazhoranca ka përjashtuar me 10 ditë nga Parlamenti tre deputetë të opozitës, përkatësisht Elda Hoti, Saimir Korreshi dhe Lindita Metaliaj.

Vendimi vjen pas seancës plenare të së enjtes.

“Seanca e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregull të saj është e pa tolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023 duke larguar nga vendet karriget dhe duke vendosur ato si barrikadë përpara foltores dhe duke e bllokuar atë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.

Shpjegimi nga Arbër Kaceli/ Cilat janë komisionet e varrosura hetimore që e kthyen Parlamentin në arenë boksi

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Deputeti Korreshi ndezi i pari tymueses në seancën e Parlamentit të së enjtes, duke bërë që e gjithë salla të mbushet me tym. Në kërkesën për masë disiplinore që mazhoranca i ka dërguar Kuvendit për të marrë ndaj deputetit, thuhet se ai i mori tymueses nga deputete të tjera të opozitës, përkatësisht Elda Hoti dhe Lindi Metaliaj

“Situata në sallën plenare u përkeqësua akoma më shumë kur deputeti Saimir Korreshi u pa të merrte disa tymuese nga çantat e dy zonjave deputete Elda Hoti dhe Lindi Metaliaj duke i ndezur ato dhe duke e bërë të pamundur dhe të vështirë zhvillimin normal të rendit të ditës dhe diskutimet e deputetëve të regjistruar”, thuhet në kërkesë.



9 Comments

  1. Si eshte e mundur qe mazhoranca tregohet kaq tolerante ndaj opozites ?
    Mazhoranca duhet jo te perjashtoje tre , trembedhjete apo tridhjete depudete te opozites
    por ta nzjerre jashte ligjit opoziten, depudetet e saje ti fus ne burg dhe popullin opozitar
    ta shporri nga Shqiperia. Shqiperia ka nevoje vetem per PS dhe popullin socialist.
    Nese na duhen punetore marrim nga keta emigrantet dhe keshtu lehtesojme edhe
    Europen .

    1. Ju te rilindjes e doni qe shqiperia te ndahet veri – jug. Ju merrni tirane e poshte. Antikomunistet siper tiranes dhe pastaj shikojeni car do te thote te jetosh vetem me popullin socialist. Duke mos pasur energjine e digave te veriut 1 mije leke do jua coje palla kw-tin. Edhe vetkenaquni me pallen plake pastaj.

      1. o Cjapi qeke vertet Cjap. Komenti me siper eshte ironik po ti je aq i trash sa nuk arrin ta kuptosh. Ben ironi o cjapi pa brir, po thot qe nuk eshte normale mungesa e nje opozite.

  2. Koreshi, ose me sakt Mister 18. I thoshin keshtu ne Rome se nota kaluese 5 atje eshte 18 nga 30 dhe ky kishte mesataren 18,1 (do kishte marr nonji 19 diku). U lutej profesoreve ta kalonin, u thashte me duhet ta marr provimin se ngelem pa burs e pa buk. Keshtu qe Koreshi nuk di shum e ben aq sa di. Sjell ndonje presh, ndonje pjat fasule, ndez ndonje flakadan. Mos i bini ne qaf atij se ne fund te fundit eshte rob i mir. I ka dhen detyr Saliu te ndezi flakadan po tani ca me bo.

  3. Bire Selmani nenes ke te qaj me pare. Foltoriste e folklorist,rithemelimsa e sigurimsa,komuniste e neokomunite te gjithe rreth Berishes dhe familjes se tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *