• |
ide | kryesore

Zjarr në qendrën tregtare në Lushnje, kaos për të nxjerrë njerëzit e bllokuar (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lushnje



Një qendër tregtare është përfshirë nga zjarri në Lushnje. Zjarri shpërtheu në katin e tretë të qendrës.

Dhjetëra njerëz janë nxjerrë me urgjencë dhe është evakuuar ndërtesa.

Lapsi.al mëson se njerëz të bllokuar po nxirren nga godina me skela ndërtimi.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga zjarri deri më tani.

Ambulancat dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.



1 Comment

  1. HEJU QI””SHA ROPT JU BERIA AMERIQIA KONSUMERISTE

    KU I LATE TRADITAT SHKERDHATA JENI BO NJE ME AMERIQENT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *