• |
ide | kryesore

Kina kalon pandeminë, ekonomia rritet me 18.3%

-Instant, Lajme, Planet



Kina e kaloi krizën ekonomike të sjellë nga koronavirusi dhe e filloi vitin me një rritje rekord. Ekonomia e dytë më e madhe e botës u rrit me 18.3 për qind gjatë tre muajve të parë të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, njoftoi këtë të premte Byroja e Statistikave. Kjo është rritja më e madhe në 30 vjet që kur Kina filloi matjen e parametrave ekonomikë çdo tremujor. Rritja është kaq e madhe pasi një vit më parë ekonomia e Kinës thuajse ngriu tërësisht për shkak të shpërthimit të pandemisë së koroanvirusit dhe çdo veprimtari u pezullua. Që kur masat izoluese u hoqën, ekonomia kineze hyri në rrugën e rritjes. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që rritja vjetore e ekonomisë së Kinës do të jetë këtë vit 8.1 për qind.

Vetë qeveria kineze është treguar më e përmbajtur për të caktuar objektivat e rritjes dhe më herët këtë vit tha se pritshmëritë janë për “mbi 6 për qind.” Për këtë ringritje të fortë ndihmë ka dhënë tregtia e jashtme. Fabrikat e Kinës kanë qenë të zëna me prodhimin e pajisjeve shëndetësore, përfshirë testet për Covidin dhe veshjet mbrojtëse të mjekët. Rritje u raportua edhe në sektorin e pajisjeve elektorshtëpiake.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *