• |
ide | kryesore

“Kemi prova”/ Meta akuzon Ramën: Patronazhistët janë futur edhe në jetën private

-Instant, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta në një intervistë të jashtëzakonshme ka reaguar për daljen e të dhënave personale të 910 mijë votuesve shqiptarëve ka akuzuar Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për këtë që ai e quan skandal. Presidenti tha se patronazhistët e Partisë Socialiste janë futur edhe te jeta intime e qytetarëve. Meta ka shtuar se qëllimi i kësaj shkelje privatësie është bërë me qëllim për t’i shantazhuar për votën.


Ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar mbledhjen e të dhënave.


“Dua të pyes Edi Ramën drejtpërdrejt. Me ç’të drejtë i ke marrë të dhënat e shqiptarëve. Nga ID, amësia atësia.. etj. Më çarë guximi keni vendosur komente? Me ç’të drejtë u ke caktuar nga një spiun nga një fuks për tu futur në jetën privat se çfarë hallesh e dëshirash kanë. Edhe tek jeta intime se do ketë prova. Kemi prova. Për ti shantazhuar. Se të mos votojnë opozitën se do ketë hata të madhe. Ose të japin në të kundërt votën për Rilindje” tha Meta.

3 Comments

  1. Për këdo që po habitet nga patronazhimi elektoral, ani pse, edhe në Shqipëri bëhet nga çdo subjekt elektoral apo nga çdo kandidat edhe për këshilla bashkiakë prej shumë vitesh, dikur me letër e laps dhe sot me smartphone, le të kërkojë nëpër fjalorë fjalën angleze “canvass”. Canvassing bëjnë edhe Democratic Party në ShBA dhe Labor Party në Britaninë e Madhe” – shkruan Ilir Beqaj ditën e sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu