• |
ide | kryesore

Ka një spiun në dhomat e zhveshjes së Barcelonës: Xavi kërkon nga stafi të hapen bisedat në chat

Sport
Xavi



Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja pak orë para fillimit të ndeshjes mes Napolit dhe Barcelonës. Në dy muajt e fundit trajneri katalanas Xavi Hernandez ka nisur një gjueti të vërtetë brenda dhomave të zhveshjes, sepse është i bindur se brenda ka një ‘spiun’ që rrjedh në media informacione që duhet të mbeteshin private.

E për të gjetur ‘spiunin’, Xavi thirri një mbledhje në të cilën u kërkoi anëtarëve të stafit të tij t’i jepnin telefonat e tyre celularë në mënyrë që ai të mund të shihte bisedat e tyre në Whatsapp dhe të vinte re nëse kishte biseda me gazetarët.

Lexo më tej: Lamtumira e hidhur e Xavi Hernandez nga Barcelona: “Të stërvisësh këtë klub është mizore

Lajmi u raportua nga Javi Miguel i emisionit të njohur spanjoll ‘El Chiringuito de Jugones’. Sipas asaj që deklaroi Miguel, pikërisht për të shmangur rrjedhjet e informacionit, mbledhjet më të rëndësishme të teknikut Xavi me ekipin në muajt e fundit janë zhvilluar pa praninë e anëtarëve të tjerë të stafit. Për më tepër, tekniku kishte telefonuar personalisht disa gazetarë në telefon për t’i pyetur ata se cili ishte burimi i tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *