• |
ide | kryesore

Sulmi me armë te zyra elektorale e PD-së në Kavajë, policia në kërkim të autorit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Kavajës ka dalë në një informacion paraprak, lidhur mbi ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në këtë qytet, ku një biznesmen qëlloi me armë në drejtim të zyrës elektorale të PD duke lënë të plagosur një person.

Kavajë/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *