• |
ide | kryesore

Komiteti i Ekspertëve vendos rregullat për votimin me 25 prill

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komiteti i Ekspertëve ka publikuar protokollin për zgjedhjet e 25 prillit në mënyrë që të gjithë qytetarët të mbrohen nga Covid-19. Në çdo hyrje të qendrave të votimit duhet të ketë dezinfektant për duar, maska me detyrim. Ndërsa kutitë e votimit dhe dhomat e fshehta do të vendosen 2 metra larg komisionit. Sa i përket sallës së votimit, do të ketë hyrje dhe dalje të veçantë për të ruajtur distancimin fizik. Anëtarët e KQV-ve duhet të ulen në vendet respektive duke ruajtur distancën 1.5 metër nga njëri-tjetri. Ndërsa në sallën e votimit nuk lejohet prania e më shumë votuesve se sa numri i dhomave të fshehta për votim, plus dy persona që regjistrohen. Edhe pas procesit të votimit, votuesi duhet të dezinfektojë sërish duart.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *