• |
ide | kryesore

27-vjeçari plagoset me thikë nga vëllai, dhunonte nënën

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Krumës. Një 27-vjeçar është plagosur me thikë nga vëllai i tij pasi dhunonte të ëmën. Sipas policisë sot, rreth orës 07:55, në spitalin e qytetit Krumë ka shkuar i plagosur me mjet prerës shtetasi S. H., rreth 27 vjeç. Fillimisht ai ka thënë se është vetëplagosur në banesën e tij. Por pas hetmeve ka rezultuar se shtetasi S. H. ishte plagosur me mjet prerës thikë nga vëllai i tij, shtetasi R. H., pasi dhunonte të ëmën. Policia njofton se ka vënë në pranga autorin.

“Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. B. iu gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se është plagosur 27-vjeçari. Shtetasit R. H. dhe G. B. janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *