• |
ide | kryesore

Basha mban miting në Korçë: Jemi 4 ditë para fitores tonë të madhe

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të mërkurë ka zhvilluar takim elektoral në Korçë. Nga qyteti juglindor, Basha tha se vetëm katër ditë na ndajnë nga 25 prilli i ndryshimit dhe 25 prilli i fitores. Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat theksoi se këto zgjedhje do të jenë fitorja më e madhe në historinë e Shqipërisë.

Basha tha se Shqipëria për tetë vite ka qëndruar në vendnumëro dhe se pas 25 prillit do të vijnë fitore të radhës si: hapja e negociatave me BE-në, rritja e pagave të punonjësve dhe arsim më cilësor.

“Nuk ndalet ndryshimi ynë drejt fitores dhe Edi Rama e ka mësuar këtë. Ndaj këto ditët e fundit ai vazhdon me gënjeshtra. Sot nga Korça dua të garantoj të gjithë banorët që për tetë vite me radhë u gënjyen nga premtimi për legalizim falas, se kjo e keqe do të largohet. Sot Korça ia ka mbyllur dyert, Durrësi ia ka mbyllur dyert, Tirana ia ka mbyllur dyert sepse shqiptarët duan ndryshim. Ndryshimi po vjen me votën tuaj për numrin 9. Në do të mundësojmë jo vetëm procesin e legalizimeve, por edhe rritjen ekonomike”, tha Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *