• |
ide | kryesore

Covid-19 në Japoni, përgatitet tjetër gjendje e jashtëzakonshme

-Instant, Arkiva, Planet

Departamenti i Osakas në perëndim të Japonisë po përgatitet t’i kërkojë qeverisë japoneze vendosjen e një gjendjeje tjetër të jashtëzakonshme përballë rritjes së rasteve me COVID-19, shtatë javë pas heqjes së një mase të ngjashme në territor.


Kjo masë e re do të jetë më strikte se e mëparshmja, që konsistonte në kërkesën për baret dhe restorantet të mbylleshin më shpejt në mbrëmje.


Këtë herë autoritetet do të kërkojnë mbylljen e plotë të këtyre bizneseve, si dhe dyqaneve të mëdha dhe parqeve të lojërave.

Tokio dhe rajone të tjera japoneze duke regjistruar një rritje të infektimeve duhet të ndjekin këtë lëvizje me shpresën për të shmangur një përkeqësim të situatës shëndetësore si ajo e Osakas, ku spitalet nuk kanë më shtretër për pacientët në gjendje të rëndë.

Guvernatori i Osakas, Hirofumi Yoshimura deklaroi se kishte informuar qeverinë për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme sepse masat e marra deri tani ishin të pamjaftueshme.

“Mendoj se është koha të marrim masa më të forta për një kohëzgjatje të kufizuar”, deklaroi Yoshimura për shtypin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu