• |
ide | kryesore

Plagosja në zyrën e PD-së, për çfarë akuzohen dy policët

-Instant, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e djeshme ka përfunduar arratia e Ndriçim Jonuzit, autorit të plagosjes në këmbë sekretarin e degës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni së bashku me dy bashkëpunëtorët në konflikt Dorian Troplini, drejtor i policisë bashkiake dhe punonjësin Markel Shtylla.

Sipas policisë Ndriçim Jonuzi 45 vjeç, akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”. Ndërkohë bashkëpunëtorët në konflikt Dorian Troplini, drejtor i policisë bashkiake dhe punonjësin Markel Shtylla sipas policisë akuzohen për “Moskallëzim krimi”.

Akti i Jonuzit u bë edhe argument politik mes palëve për të zbuluar arsyet e veprës së tij. Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale ky i fundit sqaronte se motivet nuk lidheshin me prirjen politike. Menjëherë pasi kreu krimin, ai u arratis, por pas punës së pandalur policia arriti të gjejë vendndodhjen e tij dhe ta verë në pranga.



1 Comment

  1. Aleati i Bashës i kërkon qytetares të bëhet e dashura e tij: Do të jesh drejtoreshë kur të vijmë në pushtet.miku i lulzime basha nje terrorist islamik ku të gjithe cecenet e kavajes hani ne pinin ne Klubit e tij dhe po aty fshiheshin nga policia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *