• |
ide | kryesore

Meta në takim me përfaqësues të OSBE-së: Do të bëj çdo përpjekje që vota të mos preket

-Instant, Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar këtë të enjte më përfaqësues të lartë të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE.


Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Meta njofton se fokusi i këtij takimi ishin zgjedhjet e 25 prillit, duke garantuar paprekshmërinë e votës së lirë të qytetarë.


Ndërsa vlerësoi mbështetjen e OSBE-së, Meta thotë se do të jetë në bashkëpunim të vazhdueshëm gjatë procesit zgjedhor.

“Zhvillova një takim të frytshëm dhe të hapur me përfaqësues të lartë të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, që do të vëzhgojnë procesin zgjedhor në Shqipëri, Zëvendëspresidentin, Azay Guliyev dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Roberto Montella.

Vlerësova përpjekjet e sinqerta dhe ndër vite të Asamblesë Parlamentare të OSBE në mbrojtje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe veçanërisht angazhimin e tyre për monitorimin e këtyre zgjedhjeve, pavarësisht vështirësive të pandemisë.

I informova hollësisht mbi situatën parazgjedhore dhe i sigurova për bashkëpunimin e plotë në procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe evidentimin e faktuar të çdo krimi zgjedhor, që synon të deformojë rezultatin përkundër vullnetit të qytetarëve.

Theksova se këto zgjedhje kanë një rëndësi historike për të ardhmen europiane të Shqipërisë, dhe se si President i Republikës do të bëj çdo përpjekje për të garantuar paprekshmërinë e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, të cilët do të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës”, shprehet Meta.

5 Comments

  1. Jam i mendimit qe Partia komuniste socialiste Rilindje te ndeshkohet me vota dhe te shpallet e jashtligjshme. Kjo parti eshte provuar te jete nje parti anti-shqiptare perçarese sunduese,diktatoriale dhe eshte vazhdimesia e partise te punes. Po te vini re me kujdes ne sektin e Rilindjes kemi te gjithe llumin anti-shqiptar greko-vlleho ortodoks duke filluar me Spiropallen e skenderbeut,Pelesh preshet,Gjush Dakot,Majkot,Çomot,Bozot,Damian Guru Gjiknuret etc,etc dhe qershia mbi torte cigano vllehu arumun Ramut kokaina. Eshte kjo nje koiçidence apo rastesi?
    E keqja me e madhe e ketij vendi eshte se ne kemi zgjedhur personat e gabuar te na qeverisin. Ne te ardhmen duhet te bejme kujdes qe ata qe duhet te na qeverisin te kalojne neper filtra duke ju pare me pare backgroundin e tyre. Pakicave kombetare qe nuk perfaqesojne shumicen nuk duhet ti jepet liri te pakufizuar.

  2. po nqs do me mbojt voten ok, vec se kam frik se po e blen voten dhe ti. jo per gje po PS dhe PD i kan njerezit qe i votojn per bindje, ti ke vec merenar e njerez halabak interesaxhinj. mjafton te shofesh keta qe deri dje ishin me ty e i ngije ne kup te qjellit, sot po i nxirrni te palarat njeri tjetrit, po tregoni se ca mut njerezish paske qen e jeni.

  3. po nqs do me mbojt voten ok, vec se kam frik se po e blen voten dhe ti. jo per gje po PS dhe PD i kan njerezit qe i votojn per bindje, ti ke vec merenar e njerez halabak interesaxhinj. mjafton te shofesh keta qe deri dje ishin me ty e i ngije ne kup te qjellit, sot po i nxirrni te palarat njeri tjetrit, po tregoni se ca mut njerezish paske qen e jeni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu