• |
ide | kryesore

Meta shpërthen ndaj Ramës: Rrugaç, vagabond që sillesh si lepur përpara meje

-Instant, Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama teksa ka paralajmëruar të tjera gjëra në ditët në vijim. Në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarët, ku foli për akuzat e Ramës ndaj tij dhe artikuloi sërish të tjera ndaj shefit të maxhorancës, Meta e quajti ‘karagjoz’, ‘rrugaç’ e ‘vagabond’, teksa tha se e gjithë bota e di se 140 vota për reformën në drejtësi i bëri ai vetë. Meta tha se Rama nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve.


“Edi Rama thotë që Ilir Meta do të ndryshojë reformën në drejtësi. O karagjoz e di gjithë bota që ato 140 vota i bëri Ilir Meta dhe i di gjithë bota lojërat që bëje ti me ca vagabondë dhe u detyroi Ilir Meta t’iu thërrasë të gjithëve, ti s’erdhe dhe u detyrove të japësh votat siç i dhe. E bërë atë që ke bërë me drejtësinë, por nuk ka problem. Ne kemi ligjet e tua për ministrinë e brendshme, për OFL, për Policinë e Shtetit dhe asnjë gjë nuk do prekim. Do ta luftojmë korrupsionin, do t’ia shkulim të gjitha dhëmbët dhe dhëmballët korrupsionit dhe krimit të organizuar, të jesh i qetë për këtë punë ti. Nëse nuk janë të vërteta këto, hajde këtu dhe ti para gazetarëve ose hajdeni në studio dhe iki unë nga kjo detyrë që sot. Ky është burimi i ankthit dhe makthit tënd se ka dhe gjëra të tjera që do t’i nxjerrim në ditët që vijnë. Ti që thua që di unë për Ilir Metën. Çfarë di ti more rrugaç për Ilir Metën, more vagabond. Ti para Ilir Metës sillesh si lepur. Nuk të njeh Ilir Meta ty, nuk të njeh Tirana ty. Boll i mashtrove socialistët. Nuk ka më vota socialiste për ty, se i ke braktisur me kohë. Nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve.  Ky është burimi i tensionit në Shqipëri, është Edi Rama. Do ta bëjë gjithë Shqipërinë Shijak edhe Dibër. Nuk ishte ai që tha Damian dua tërmet dhe në Vlorë”, tha Meta.


11 Comments

  1. O burre legen, qe flet nga presidenca.
    Je jashteqitja e ketij kombi. Je peshkaqeni korrupsionit ne kete vend te varfer e rraskapitur nga fara jote. Jeni familja me e korruptuar ne ballkan e me gjere. E bastardove politiken. Ke ndertuar nje cete familjare, me emrin lsi. Ke ndertuar nje sekt. Iken ti ja le gruas. Do iki gruaja dhe e merr vajza. Dhe je prape ti qe kerkon pushtet. Ke vetem mllef dhe inat personal. Je gjobaxhiu me i madh kur je ne pushtet. Mbetesh nje fshatar anadollak.
    Eshte fatkeqesi per kete komb dhe shoqeri te te kete ty ne krye. Ndaj dhe Shqiperia eshte ketu ku eshte.

      1. Hahahaha.ai ka hap gojen se e ka mare uria e po pret ti hedhin sufllaqen.ham ham ham nga bodrumet e kryeqenerise.

    1. Ilir.meta.edi.rama.sali.biruca.lulleshi.ja.vllezer.populli.duhet..me.. rrevoltu.qe.me. Ishduk.keto.morra.nga.truppi..shipris.
      Beni.shkoder.

  2. Ndryshimi konsiston vetëm në faktin se Lulzim Basha, me trupën e armatosur që ka krijuar, synon të vijë në pushtet përmes terrorit, ndërsa paraardhësi i tij, Sali Berisha, me batalionet paramilitare në marsin e ’97, synonte që përmes terrorit të ruante pushtetin që kishte marrë, përmes zgjedhjeve të 26 majit ’96, të parat dhe e fundit që nuk u njohën nga ndërkombëtarët dhe që u kërkuar përsëritja e tyre. Organizimi, funksionimi, natyra e paligjshmërisë dhe synimet janë të njëjtat.

    1. Mos shkru kot o njeri trap, Ti dhe militantet e PS Meritoni burgun perjete.
      Jeni mesuar te prishni cdo gje te demokracise

  3. Hahahaha.ai ka hap gojen se e ka mare uria e po pret ti hedhin sufllaqen.ham ham ham nga bodrumet e kryeqenerise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu