• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për këtë të premte

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshje kryesisht të dobëta mbeten prezente në të gjithë vendin, gjatë ditës do ketë intervale pa reshje kryesisht në veri dhe zonat qendrore. Mbrëmja dhe nata vijojnë me reshje mesatare në jug ndërsa reshje më të pakta në pjesën tjetër të  territorit shqiptar. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por rënie të lehte të vlerave termike sjellin orët e mesditës duke luhatur dy vlerat ditore nga 4 në 17 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në tokë, por deri e fortë në det nga drejtimi jugor deri pasdite kur era dobësohet ndjeshëm duke marre drejtim lindor. Dallgëzimi në det do të ngjitet në 4 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *