• |
ide | kryesore

Meta tregon si po e pengon policia dhe prokuroria zbardhjen e ngjarjes së Elbasanit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një konferencë të jashtëzakonshme një ditë para zgjedhjeve Presidenti Ilir Meta u ndal edhe një herë në ngjarjen e Elbasanit, të pak ditëve më parë, ku u regjistrua një i vrarë e 4 të plagosur. Ndërsa përsëriti edhe një herë pyetjet drejtuar prokurorisë dhe policisë, Meta kërkoi zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje urgjentisht, ndërsa theksoi se konstaton se ka një vullnet të padukshëm për ta shtyrë pas datës së zgjedhjeve.

“48 orë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë për 100 vitet që vijnë. Kam besim te qytetarët

Arsyeja pse jam sot këtu është për të dekurajuar cdo lloj krimi zgjedhor. Jam këtu për t’ju drejtuar gjithë prokurorrëve gjyqatërve si kryetar i shtetit, që do të jetë në detyrë edhe të hënën e të martën e në vijim për të garantuar vazhdimësinë e shtetit dhe të ndërrimit të pushtetit. Ky është i vetmi angazhim i imi.
A ka patur shqetësime presidenti patjetër. A e ka ngritur zërin patjetër? për të shkuar në vesh të atyre që e duan Shqipërinë, jo hipokritëve që pas datës së nesërme duan t’i vënë kushte të reja vendit. Por ka dështuar ky skenar.

Dje kam bërë publike qëndrimin tim lidhur me ngjarjen në Elbasan, edhe pse po mbushen 72 orë ende prokuroria dhe polciia nuk kanë një version shterues. Kam ndjekur me vëmendje veprimet për këtë ngjarje që meriton të zbardhet urgjentisht. Dhe të mos kemi asnjë ngjarje tjetër, me fyerje, jo më me vrasje e plagosje. Edhe pse dje kam ngritur disa pyetje që kërkojnë përgjigje të shpejtë e të plota, prokuroria e policia duket se janë në një apati e nuk po veprojnë. Konstatoj se ka një vullnet të padukshëm për ta shtyrë pas datës së zgjedhjeve. Kjo ngjarje duhet të zbardhet urgjentisht sepse provat kanë qenë atje. Për ti thënë jo cdo lloj veprimi që përben krim zgjedhor, përsëris pyetjet e mia për organet e zbatimit të ligjit.” tha Meta ndërsa përsëriti pyetjet për institucionet ligjzbatuese.



7 Comments

  1. Ky nuk perben me as cudi as lajm. Keshtu ka qene gjithmon ketu dhe mbare dynjane: njeriu kunder njeriut..Apo jo?! Mjerim total.

  2. Hajduti per hajdutin eshte ortakeri dhe jo armik .
    Policia eshte krimi dhe sherbetore e krimit , drejtesia eshte grabitesi dhe gjobvenesi , politika perfituesi dhe sunduesi. Nese mendoni se ky vend do behet pa revolucion atehere jeni me shum se hajvaner .

  3. META , PER MUA JE GJIGANT OPOZITAR I LINDUR POR DJE ME AMBASADOREN E DHJEVE .
    DUHET TE PERMBAHESH KUR FLET PER AMERIKEN , NUK DUHET TE HARROSH QE ESHTE MIKU YNE ME I MIRE NE TOKE

  4. Pavaresisht te keqijave qe i ka bere ketij populli, Rama meriton respekt sepse cdo njeri do

    te ishte lodhur e do kishte thene mjaft duke vjedhur 23 vjet rrjesht, cdo njeri do te kishte

    thene mjaft, cme duhen para me teper para qe as per 100 breza nuk mund ti shpenzoje,

    cdo njeriu do ti kishin vrare ndergjegjen shembja e mijera shtepive e lenia pa strehe e famil

    jareve te tyre, cdo pprindi do ti kishte ardhur keq per gazin lotsjelles ne syte e femijve.

    Nje njeri stoik dhe solid ne te keqen e tij, nje burim i pashterrshem urrejtje dhe negativiteti

    per njerzit, nje D E M O N.

  5. OK more djale por miku i mire njihet ne rrezik, thote nje fjale e urte.
    Popullit i ka vajtur thika ku nuk mban me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *