• |
ide | kryesore

Celibashi: Pjesëmarrja në votime deri tani 48.2%, por duhet të presim për rezultatin zyrtar

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur në një konferencë për mediat se pjesëmarrja në këto zgjedhje gjykohet në bazë të sondimit të jetë 48.2 për qind. Celibashi theksoi se rezultati zyrtar do të dalë pasi të jetë marrë i gjithë informacioni nga qendrat e votimit.

Kreu i KQZ-së tha se në 167 qendra votimi nga 5199 gjithsej në të gjithë vendin ka probleme me procesin e identifikimit elektronik dhe procesi u bë manualisht.

“Ka filluar procesi i numërimit në Pustec dhe ndërkohë është në përfundim procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore në vendet e numërimit të votave, KQZ po e ndjek këtë proces, procesi i transportit nga KQZ në KZQZ është në përputhje me procedurat, sa i përket pjesëmarrjes sipas të dhënave të sonduara 48.2%. Natyrshëm që rezultatin zyrtar do e kemi pasi të marrim informacionin nga të gjithë Qendrat e Votimit. Pajisja të funksiononte ofline, nuk kishte mundësi për të transmetuar direkt rezultatin e pjesëmarrjes, kështu kanë rënë dakord partitë. KQZ i ka dhënë të gjitha informacionet në kohë reale, dhe nuk ka munguar transparenca nga ana jonë”, tha Celibashi.

Celibashi ka bërë me dije se procesi i numërimit do të vijojë gjatë natës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *