• |
ide | kryesore

Shqiptarët votojnë/ Pjesëmarrja deri në orën 17:00 në nivelin e 43.69%, kryeson Dibra ndërsa Vlora e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kur ka ngelur vetëm një orë nga procesi i votimit në mbarë vendin duket se pjesëmarrja po arrin në shifrat e afro gjysmës së shqiptarëve që votojnë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen e votuesve në rang vendi, ku deri në orën 17:00 raportohet një pjesëmarrje 43.73%.

Kjo shifër është llogaritur në bazë të të dhënave të raportuara nga 1759 qendra votimi nga 5199 që janë në të gjithë vendin. Në bazë të të dhënave qarku me pjesëmarrjen më të lartë të votuesve vijojnë të jetë Dibra me 51.03 %  i ndjekur nga Tirana me 48.19 % të votuesve, ndërkaq qarqet me numrin më të ulët të votuesve është Vlora me 32.55% dhe qarku i Shkodrës me 38.71 %.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *