• |
ide | kryesore

Terrorizoi qytetarët e Tiranës, Arben Mema akuzohet për 3 vepra penale

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arben Mema, 32-vjeçari i cili terrorizoi një ditë më parë qytetarët që ndodheshin në sheshin ‘Skënderbej’ me veprime të pakontrolluara me makinë, do të akuzohet për tri vepra penale.

Nga incidenti i djeshëm nuk pati persona të lënduar dhe sipas njoftimit të policisë këtij shtetasi ju gjet një sasi me lëndë të dyshuar kanabis gjatë kontrollit në makinë.

Blutë bëjnë me dije se ky drejtues fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.

Mema akuzohet për “tentativë vrasje në rrethana cilësuese”, “prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.”

Nga testi i alkoolit ka rezultuar zero, ndërsa akoma nuk ka dalë përgjigja e analizës në gjak për të parë se sa ka qenë % e lëndës narkotike që ka konsumuar. Ndër të tjera mësohet se nga kontrolli që është bërë në banesën e 32-vjeçarit të arrestuar nuk është gjetur asnjë gjë e jashtëligjshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *