• |
ide | kryesore

“U gjenda përballë rrethanave ekstreme”/ Zbardhet dëshmia e Arbër Palekajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arbër Palekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve ka deklaruar se në kushtet ku ka kryer vrasjen është gjendur përballë rrethanave ekstreme.
Ai thotë se është trajnuar për të mbrojtur jetë njerëzish, ndërsa thekson se është i tronditur nga humbja e jetës së një njeriu.

“Jam i tronditur nga ngjarja e ndodhur për shkak të humbjes së jetës së një personi. Nuk e kisha menduar se do të gjendesha në një situatë dhe rrethanë që të rrezikoja jetën e dikujt, për shkak se unë jam i trajnuar dhe i betuar për mbrojtjen e jetës së njerëzve, pavarësisht rrethanave ekstreme për mbrojtjen e vetes dhe personave më të cilët isha”, ka thënë Paplekaj.

PROKURORIA KERKON ARREST ME BURG

Arbër Paplekaj i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit mbetet në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Elbasanit dhënë sot në seancën për caktimin e masës së sigurisë, teksa janë liruar 10 të akuzuar të tjerë, mes tyre 9 vullnetarë të PD. Gjykata ka dhënë detyrim paraqitje, teksa e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre.

Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhune
Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

Prokuroria deklaroi në seancë se pak ditë më parë Arian Hoxha ish zyrtar i lartë policie, shef sigurie i shtabit për mbrojtjen e votës nëe PD, ka telefonuar policinë që një qytetar Mehmet Greca po shpërndante para. Për këtë arsye ata e kanë bllokuar mjetin pa targa, i kanë marrë çelësin e nuk e kanë lënë të lëvizte.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i lartë të forcave Shqiponja e po kryenin veprime.

Papritmas ka thënë zv prokurori, pa e saktësuar si, janë dëgjuar të shtëna armësh e ka mbetur i pajetë Pjerin Xhuvani.

Autori i dyshuar është Arbër Paplekaj thotë prokuroria.

Sipas organit të akuzës, Paplekaj kur ka tentuar të largohet i ka vënë pistoletën në kokë një qytetari, i ka marrë automjetin e është dërguar në repartion RENEA në Tiranë ku dhe është vetëdorëzuar, ndaj është ngritur akuza e vjedhjes me armë, për mjetin që ka përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë që seanca është zhvilluar sot nën masa të rrepta sigurie, ku që në orët e para të mëngjesit forcat speciale RENEA e kanë marrë në mbrojtje godinën e gjykatës.



4 Comments

  1. He mor koqe kandari ,prishe jeten tate per Gaz Bardh bythqyrin ri tash aty ne qeli dhe Gazi deputet ne parlament.

  2. Ky mos me Bardhin,Doshin a me Rucin keshtu do te perfundonte nje dite se eshte mesuar me regullat e xhungles..

  3. jeni shqipo apo azilantë arabë që sapo keni mësuar shqipen” i ka marrë automjetin e është dërguar në repartion RENEA “,pastaj ” është ngritur akuza e vjedhjes me armë”ti vësh koburen në kokë dikujt dhe ti marrësh diçka,çfardoqoftë,quhet GRABITJE ME ARMË dhe jo vjedhje me armë!!kur ka kërcënim,sidoqoftë,nuk ka më vjedhje,fillon grabitja!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *