• |
ide | kryesore

Hashim Thaçi i dërgon nga qelia letër Edi Ramës: Vëlla Edi…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook një letër që kishte marrë nga ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili ndodhet në qelpitë e paraburgimit në Gjykatën e Hagës.

LETRA E PLOTË

Vëlla Edi,

Dhomat e ngushta e muret e qelisë së Hagës nuk e përmbajnë dot shpërthimin e entuziazmit tim për fitoren tënde. Entuziazëm ky që vështirë gjen vend në zymtësinë e vetmisë së ditëve të burgut. Por, si rrallë herë kohëve të fundit, sot jam i lumtur dhe i qetë për fitoren tënde, vëllau im.

Sot, dielli ngrohte zemrën e Shqiptarit brenda meje.

Sot, për Shqipërinë kam mall, dashuri, e nostalgji. Sot, si jo-rrallë herë kohëve të fundit, u fundosa i buzëqeshur në dallgët e kujtimeve të lavdishme të ditëve të luftës. U kujtova për ata që luftuan me mua, ata që ranë që lirinë ta sjellin mes nesh, dhe krejt atë çka idealizuam aq shumë për Shqipërinë, sa u betuam të jepnim edhe jetën për çlirimin dhe bashkimin e trojeve Shqiptare. Ky ishte betimi im dhe i shokëve të mi si ushtarë të UÇK-së, betim e luftë që sot më mban të qëndroj kokë-lartë e me ndërgjegje qetësisht të pastër përballë të panjohurës.

Me gjithë ndërgjegjen e pastër e luftën e dinjitetshme për t’u bashkuar me Shqipërinë, mu kujtua se vetëm atëherë kur Kosova u çlirua, ne e kuptuam se bashkimi ishte larg dhe i pamundshëm. Shqipëria e poezive dhe librave ishte dëshirë e ideal, e jo pasqyrë e realitetit të kohës. Unë edhe kam luftuar për kët’ ideal me Kosovën brenda Shqipërisë. Kur mundësitë u kufizuan, unë luftova për Kosovën shtet – krenarinë e jetës time.

Jam munduar shumë për Kosovën, por edhe kam gabuar – dikur me entuziazmin e idealistit, e më vonë me arrogancën e pushtetarit.

Ama, vëllau im Edi, kurrë s’kam gabuar me raportin të cilin kemi krijuar bashkë. Ti je vëlla i ditëve të vështira, e shok i ditëve të bukura. Je Kryeministri i Shqipërisë që idealizova, dhe vëllau shqiptar për të cilin me entuziazëm luftova. Sot, Shqipëria që ti aq shumë punove ta ndërtosh, është Shqipëria për të cilën dikur u betova të luftoj. Është Shqipëria e poezive të Naimit – Shqipëria me malet e bukura e lisat e gjatë që sot, në tavanin e qelisë së burgut, më vizatohen e më rrin n’mend dit’ e natë.

Pra, vëllau im Edi, ti që bëre Shqipërinë të cilën e idealizova si i ri e u betova si ushtar, po të them i bindur se fitoren tënde e gëzojnë shqiptarët. Me ta, u gëzova edhe unë pa masë.

Prandaj, me librat që më shoqërojnë në vetminë e këtyre ditëve ku koha refuzon të nxitojë, unë të përqafoj dhe uroj vëllazërisht nga larg për shkak të pamundësisë për të festuar bashkë. Është e shëmtuar që nuk mund të jem aty, por përtej afshit revolucionar të kujtimeve të mia si ushtar dhe pragmatizmit prej politikani që m’godet herë-pas-here në formë kujtimesh, sot nuk të uroj si miku me të cilin ndave copa të rrugëtimit politik, por si vëllaut tim nga gjaku.

Me shpresën që do të mund të takohemi përsëri duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën, po të uroj të vazhdosh të japësh gjithçka nga shpirti yt për Shqipërinë. Kjo sepse edhe kur në ditët ku drita e diellit nuk depërton në muret e mbyllura të qelisë, dielli ngroh zemrën time vetëm at’herë kur Shqipëria dhe Kosova janë mirë.

Sot Shqipëria fitoi! Sot shqiptarët janë mirë. Kujdesu për Shqipërinë, vlla, dhe mos harro që t’kujdesesh edhe për Kosovën. Kur ti kujdesesh për Kosovën, ti kujdesesh edhe për shqiptarët.

Me dashuri,

Vëllau yt,

Hashimi



13 Comments

  1. Shumica e shqiptareve preferuan rendin dhe sigurine ne vend te nje ndryshimi, per te cilin nuk kane asnje siguri se do t’i permiresoje jetet e tyre.

    Marrezia kolektive me frymezim shteteror e 1997-es, ku shqiptaret humben mbi 2,000 jete dhe mbi 3 miliarde dollare, Gerdeci dhe 21 janari, edhe keta krime shteterore, si dhe protestat e dhunshme te dy viteve me pare kane lene gjurme te thella ne psiqiken e shumices prej nesh.

    Prishja e ndertimeve dhe e projekteve te nje qeverie socialiste nga qeveria e demokrateve qe erdhi pas saj me 2005 (mbikalimi te Zogu i Zi apo marreveshja me gjigandin shumekombesh General Electric per ndertimin e linjes hekurodhore Tirane-Rinas-Durres) kane lene nje shije te hidhur per ate cfare premtohet si ndryshim.

    Nje kandidat i PD-se ne Vlore ne keto zgjedhje u thoshte nje jave me pare shikuesve nga studioja e nje televizioni privat se e para gje qe qeveria demokratike do beje ne Vlore pas zgjedhjeve do ishte prishja e Lungomares!!!

  2. Kosova nuk eshte si shqiperia.e dergoi ne burg kriminelin.ne si mut komb qe jemi e vume prape ne krye pasi ne kriminelet i adhurojme.shit people!!!!

  3. Uck dihet parti komuniste ka nis dhe ashtu eshte

    Vlla hasha eshte nje qelbesire si vlla ramuti

    Me mire marxistet e rinj te vetevendosjes sesa hajdutet e pdk

  4. Nuk arrijme nivelin e kosovareve. Votuan ne menyre plebishitare ndrysshimin. Ujrat duhen trubulluar se vijne ere. Ne vazhdojme te votojme si militante te verber, per me teper blejme e shesim voten si pa te keq. Kosovaret jane vite para nesh ne demokraci. mendesi dhe edukate qytetare. S´ka shans t´u japim leksione.

    Sa per keta te dy, tenxherja kapakun. Te pakten Hashimi shkrehu nja dy pushke sa per te thene, po ky a gjati i yne vec deme i ka sjelle shoqerise shqiptare.

  5. VELLA HASHIM

    Jam i sigurte qe kjo leter eshte e shkruar nga Rama dhe ju ndoshta as nuk e keni lezuar,

    por nese e keni lezuar dhe keni qene dakor me permbajtjen e saje po ju them dy fjale ;

    – E Para : nese vertet je dakort per sa shkruan ne kete leter atehere uroj qe ti te rrish sa me

    gjate atje ku je, te paguash nje per nje krimet qe dyshohet se ke kryer.

    -E dyta. Ben nje faj po aq te madh sa ato per te cilen je akuzuar e mbahesh ne qelite e Hages

    kur thua se Shqiperia nen Edi Ramen eshte Shqiperia per te cilen ishe betuar te luftosh. Nuk e di

    sa ka ndikuar tavani i qelise se burgut ne kthjelltesine e gjykimit tend por po ju them me bindje te

    plote se Shqiperia eshte nen regjimin e nje pushteimi me te keq e me te eger se ai i Miloshevicit

    mbi Kosove .

    Se treti. Nese i referohemi poezive te Naimit, po, eshte e vertete qe ato male te larte jane aty,

    edhe fushat e bregoret, edhe detet qe e lagin e lumenjte e perrejt qe pershkojne aty jane qekur

    eshte krijuar bota por Shqiperia e Naimit dhe rilindasve te tjere eshte diametralisht e kunderta e

    asaj qe eshte nen regjimin e Rames dhe rilindjes socialiste.

    Se treti. Ti thua se fitoren e Rames e gezojne shqiptaret. Te kane informuar gabim. Une jam me sa e di

    une, nje shqiptar, shqiptar e bir shqiptari sic thote Fishta, bile nga ajo dege shqiptari qe as pushtimi

    e represioni turk mbi te paret e mi nuk arriti ti ndryshojne fene, as gjuhan e zakonet, as pushtimi

    komunist nuk arriti te me formoje si “njeri te ri” as te me ndryshoje gjuhen e nenes , dhe po ju them se

    nuk gezoj aspak. Nuk gezoj sepse se pari nuk ishte fitore e merituar por nje fitore e blere me parate

    e korrupsionit, e te krimit si dhe me fuqine e shteti . Si une mendojne te pakten 50 per qind e popullsise.

    Se katerti Kjo nuk ishte fitorja e Shqiperise por e Edi Rames e partise se tij mbi te pakten gjysmen e

    shqiptareve, te cilet so ndihen te fyer, te mundur me pa te drejte, te kercenuar , te pashprese dhe te

    pa atedhe. Sot Shqiperia eshte me e percare se kurre jo vetem mes socialisteve e demokrateve por edhe

    mes jugut e veriut. Shikoje pak harten Hashim : Veriu i teri ka ngjyre tjeter nga ajo mavi, eshte po ai

    veri i pergjakur nga brigadat partizane e batalionet e perndjekjes qe e pushtuan dhe e mbajten me

    dhune per 45 vjet nen nje regjim pushtimi dhe asimilimi, i vrane ,i internuan , i torturuan, i detyruan te

    arratiseshin , i burgosen pa meshire , u ndryshuan zakonet i detyruan te mos flasin as gjuhen e nenes

    i zhbene nga karakteri dhe virtutet aq sa ne cdo tre veta kishte nje spiun. Sot eshte akoma me keq,

    per cdo individ e familje ka nga nje spiun-patronazhist, emri jone eshte i skeduar me te dhenat tona

    personale ne zyrat e partise si dikur hebrejte ne zyrat e gestapos.

    Se pesti : Nuk e di nese Shqiperia do te nxjerr djem e vajza guzimtare sic ishit edhe ju vete ne ato

    vite te lavdishme per te cilet edhe ne ishim solidar dhe krenar, por e di se realiteti shqiptar sot

    dhe regjimi qe kemi mbi krye sot eshte shume me i keq dhe me i rrezikshem per Shqiperine se sa

    regjimi i Milloshevicit mbi Kosoven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *