• |
ide | kryesore

Mark Marku: PD nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Lezhë, njëherazi edhe kandidat i PD në këtë qark vjen me një reagim në rrjetet sociale ku shkruan se PD nuk do t’i njohë kurrë rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Përmes këtij postimi, Marku shkruan se PD do të punojë që shumë shpejt pushteti të kalojë në duart e popullit dhe se SHBA, BE dhe e gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit, duke ju drejtuar kështu Kryeministri Rama.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Lezhës, Kurbinit, Mirditës.

Të dashur vëllezër dhe motra.

Falë mbështetjes tuaj, ne arritëm një fitore të madhe në gjithë qarkun (5900 vota plus) më të madhe, në gjithë historinë e pluralizmit.

Me gjithë milionat e parave të hedhura nga pushteti i korruptuar i Ramës, me gjithë llumin e krimit që përmbyti si asnjëherë tjetër Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën, ju treguat në mënyrë shembullore se asgjë nuk e mposht karakterin, dinjitetin dhe shpirtin e lirë të qytetarëve të zonës sonë, asgjë dhe askush nuk e përdhos krenarinë tonë.

Si drejtues politik i qarkut bashkë me kolegët ju falenderoj përzemërsisht dhe ju garantoj se do të jemi në lartësinë e gjestit tuaj fisnik. Shumë prej jush me lot në sy, sot më kanë shprehur deshpërimin për faktin se ajo që nuk ndodhi në Lezhë apo diku tjetër ndodhi në Shqipëri.

Paratë që u janë vjedhur juve nga qeveria më e korruptuar në botë, pra nga Rama, dhe llumi i krimit na i vodhën zgjedhjet në shkallë vendi.

Ju garantoj se Partia Demokratike nuk do ti njohë kurrë këto zgjedhje, dhe do punojë që shumë shpejt pushteti nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes të kalojë tek populli.

Jam i bindur se SHBA, BE dhe gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit, Edi Rama dhe zgjedhjet e tij.

Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do bëhet si Qarku jonë, zonë e lirë dhe demokratike.

Miqësisht, Mark Marku.



21 Comments

  1. O sa qef kam te mos i njihni zgjedhjet.
    Keshtu do te vini kryqin perfundimtar mbi varrin e PD qe hapet te djelen me duart tuaja.

    1. O Mark Mark Marku qe fitove ne Puke.
      A e pe videon tek Stopi kur ai numeruesi i PDs , natyrisht ne bashkpunim me ata te PSs , Vendoste kryq tek numri i PDs ? U zbulua dhe menyra e re e blerjes se votes ( kur numeruesit kane rene te tere dakort se si do ndahen votat ) . Ai qe merr 50 mij lekshin , e hedh voten te pa plotesuar ne kuti , dhe pastaj vendosin numeruesit se kujt do ti shkoje ajo vote.
      Numeruesit e PS vendosnin se kujt do ti shkonte vota dhe ky numeruesi i PDs vinte kryqin aty ku i thonin ata te PS. Kurse ai I LSI , rrinte si trap dhe sbente asgje , vetem shikonte se si keta PS-PD vendosnin se kujt do ti shkonte kjo apo ajo vote boshe.

    2. Ashtu te lumte or mark.
      Sa te kemi fitimtarin basha ne. As duam tia dim per asgje. Pune e madhe se ndenjem edhe 4 vjet tuj prit. Biles edhe 12 te tjera mund te presim, dhe liderin se hedhim posht. Mos na kujtoni si vetja, qe e hodhet ne rrug fatosin. Ne jemi ndryshe.

  2. Po mer sykavanoz po, po u boka Shqipria si Kurbini, mbahu!

    Me cilin sy e pe Lukashenkon, me ate me xham, apo me ate pa xham?

    Jo per gjo, se, ska mbaru hala numerimi dhe Ramen e kan uru si Di Maio, si Micotaqis, apo s’quhen si BE keta, hyjne ke mireditoret!?

    Rilindja gjithesesi uro qe PDja te ta nigjoje fjalen dhe tju nxjerri te gjithve nga parlamenti e tju ngujoje te kalaja e dodes; prej aty bojeni opoziten, kshu Rama heres tjeter mund te zgjidhet direkt Pape!

  3. Kete rroten po e nxjerr PD per te testuar se si do te reagoje opinioni ndaj nje ideje te tille.
    Thjesht po i mat pulsin popullit .
    PD akoma nuk e ka te qarte se si do te veproje, keshtu qe po teston opinionin.
    Por mendimi im eshte qe nese PD nuk i njeh zgjedhjet , ben vetvrasje totale.

  4. Debila! Nese nuk i njihni dhe nuk reformoheni shume njerez si une qe ju kane votuar sepse besojne ne rotacion nuk kane per t’ju votuar. Nese nuk mbani pergjegjesi ne opozite, aq me pak keni per te mbajtur ne pozite. Nese humb zgjedhjet 4 here nuk ke te drejte te drejtosh nje parti. Kaq.

  5. O Mark shurra, po te vazhdoni keshtu duke u fshehur prape mut te madh do merrni. Doni ta zvarrisni prape kete vend. Pranojeni qe te PS u treguan me te zote dhe dilini perballe kundershtarit. Po nuk moren vendime drastike si reformimi i PD me figura te tj do marri te 4 ai burri. Hapi i 1 hiqni Lulin e vockel se nuk eshte pee kete pune

  6. Pse me nr tek do ta lem ramen ne. Nuk ben eshte ters. Pasi te mari te 4, ateher do tregojm se cfar mumd te bejm.

  7. Shko bej shurren andej legen kazan llafazan gerr verr gerr verr shko ruaj delet ne mal se per gje tjetercnuk je or jahu

  8. Basha ne opozite dhe me deshtime te nje pas njeshme dhe nuk jep dorheqjen,imagjinoni te behet kryeminister,nuk ka per ta leshuar kurre karriken,thjeshte nje njeri i rrezikshem per demokracine.

  9. Marku po i ben sherbimin e fundit Bashes.
    Nese ka ngel kjo pune , we ti te behesh gomonia Bashes varja. Basha humbi se eshte dembel. Gabou me drejtiesit politike duke filluar nga ty i pari. Filloi fushaten sh vone. Nuk levizi fare ne territor. Nuk kishte oratori. Dukej sikir priste te merrte pushtetin, se i erdhi koha jo se e meritonte. Me urgjence DOREHEQJEN

  10. Keto nuk ishin zgjedhje por nje maskarade e paturpshme dhe e paligjeshme. Por prapseprap

    lidershipi i PD duhet te mbaje pergjegjesi per humbjen sepse sidoqofte qe nje humbje. Nuk ka

    rendesi cfare mjetesh perdori Rama e Rilindja sepse dihej boterisht se ajo do te perdorte shtetin,

    parate dhe bandat kriminale. Pervec lidershipit te PD-se qe benin sikur fitoren e kishin te sigurte

    te gjithe te tjeret e dinin se ketu kishte nje operacion te detajuar e te strukturuar deri ne detajet

    me te vogla per te blere vota aq sa i duhej e ku i duhej. Sot populli opozitar nuk ka nje qeveri

    mbi krye por nje armik te betuar qe do te punoje ne menyre sistematike dhe inxhinierike pa u lodhur

    per tia veshtersuar jeten, per ti prishe shtepite atje ku eshte e mundur, per ti mos legalizuar

    per ata qe i kane ne proces legalizimi, per ti larguar nga puna ata qe jane ne pune , per te mos

    u dhene sherbime e drejtesi, per ti trajtuar si qytetare te dores se dyte me qellim final largimin e tyre

    nga Shqiperia . Pas vitit 1944, ky eshte pushtimi i dyte i madh i Shqiperise nga kjo parti, por nese

    pergjate 45 vjeteve gjithenje ka ekzistuar nje thengjill i ndezur i shpreses se nje dite do te vije liria

    sot kjo shprese pothuaj ka vdekur. Lum ata qe do te mund te largohen nga Shqiperia.

  11. Po kjo u dinte qe P….Somes do te fitonte se i ka blere votat shqiptari shitet per nje thes mjelle paturpesi e madhe as ne siri afganistan dhe afrike nuk ndodh kjo por shqiptari shet she vellain e vet per nje thes mjell mire ja bejn Ramat e doshat se ne shqiperi i drejti e i miri jur nuk vleresohet vetem drogaxhijte maskarenjte ati vleresohen dhe populli flen gjume dhe mire ja ben keq e me keq tja beje se marin 50 euro dhe vuajne kater vjet turp turp turp

  12. Duhet të hiqet dorë nga numërimi i votave në qendrat e mëdha numërimi duhet të bëhet atje ku votohet kështu do ndalet manipulimi votat duhet të rinumurohen në k.q.z. sipas kërkesës së partive por rezultati del brenda 2 deri 3 orëve po u numëruan votat në vend

  13. Nxiri njerezit ne shesh o Mark e nuk duhen shume.ja mbathin kelyshet e kuq nga syte-kembet.nese jo, PD duhet te shkrihet e opozita te reformohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *