• |
ide | kryesore

Si e shohin analistët amerikanë mandatin e tretë të Edi Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy analistë amerikanë thonë se forcat politike në Shqipëri duhet të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe se Shqipëria duhet të vazhdojë në rrugën e reformave dhe demokratizimit. Profesori Daniel Serwer i Universitetit Johns Hopkins dhe Damon Wilson i Këshillit të Atlantikut, thanë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara duan të shikojnë integrimin e Shqipërisë dhe forcimin e institucioneve, përfshirë pavarësinë e gjyqësorit dhe funksionimin e parlamentit. Me analistët bisedoi Keida Kostreci.

Zoti Serwer thotë se pas zgjedhjeve duhert të respektohen rezultatet dhe duhet punuar drejt konsolidimit të institucioneve.

“Rruga përpara është me pjesëmarrjen e plotë të opozitës dhe duke respektuar opozitën, por edhe respektimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe përgjegjësive të partisë qeverisëse. Dhe ato përgjegjësi përfshijnë konsolidimin e institucioneve demokratike, veçanërisht të gjyqësorit të pavarur”, – thotë ai.

Zoti Wilson, zv/president ekzekutiv në Këshillin e Atlantikut thotë se ka pasur shumë pasiguri në Bruksel dhe Uashington për ritmin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Kështu shpresoj që ky mandat të jetë sinjal për qeverinë, por edhe për opozitën se ky është një mandat që i duhet vendit për të ecur përpara në disa nga çështjet kryesore si sundimi i ligjit dhe masat antikorrupsion, për të çuar përpara procesin e anëtarësimit në BE”, – tha ai për Zërin e Amerikës.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që ky proces të fillojë në verë. Zoti Wilson thotë gjithashtu se zgjedhjet dërguan edhe sinjalin që njerëzit duan të shohin opozitën të luajë rolin e saj.

“Njerëzit duan të shohin demokracinë në funksionim, duan të shohin opozitën të marrë pjesë në demokracinë parlamentare të Shqipërisë dhe të jetë opozitë aktive brenda parlamentit, mbështetëse e interesave të vendit”, – shton zoti Wilson.

Zoti Serwer dhe zoti Wilson thonë se megjithë disa probleme duket se zgjedhjet ishim më të mira se në të kaluarën.

Zoti Serwer është dakord me përfundimet e vëzhguesve të ODIHR-it si për anët pozitive edhe për shqetësimet që ngrenë ata. Zoti Serwer thotë në lidhje me shitblerjen e votave se sa më shumë rritet mirëqenia dhe të ardhurat individuale, aq më e kushtueshme bëhet të blihet vota.

Por ai shqetësohet sidomos për përdorimin e administratës në shërbim të partisë, pasi e sheh si një problem më afatgjatë.

“Abuzimi me detyrën më duket se është një kritikë shumë më e thellë. Dhe ne duhet të shmangim kapjen e shtetit nga forcat politike. Dhe sidomos kur zgjidhet i njëjti kryeministër tre herë me radhë ka një rrezik për kapjen e shtetit”, – tha ai.

Zoti Wilson bie dakord me nevojën për ta shmangur një gjë të tillë.

“Shqipëria po shqyrtohet me kujdes. Ende nuk ka filluar procesin e pranimit real për Bashkimin Evropian për shkak të disa dyshimeve që shumë hartues të politikave në Evropë që kanëlidhje me angazhimin e saj për sundimin e ligjit”, – tha ai.

Zoti Serwer thotë se megjithëse ka pasur përparim në vend, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të shqetësuara për probleme si sundimi i ligjit dhe korrupsioni. Ashtu si edhe shqiptarët, thotë ai.

“Unë nuk pres nga askush në demokraci që të jetë i kënaqur. Ata duhet të kërkojnë nga qeveria e tyre atë që duan. Dhe një nga shqetësimet kryesore të popullit shqiptar tani është korrupsioni dhe sundimi i ligjit dhe vendet e punës.”

Zoti Wilson thotë se SHBA nuk mbështet palët por Shqipërinë.

“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk mbështesin një kandidat të veçantë, apo një person apo një individ. Nuk funskionon kështu, kur je një anëtar i NATO-s dhe je në rrugën për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”, – thotë ai.

Zv/Presidenti i Këshillit të Atlantikut thotë se mandati i tretë do të jetë një shans për shumicën për të fituar besimin e duhur për integrim.

“Është një mandat për ta marrë seriozisht këtë proces, për të përshpejtuar përpjekjen e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe për t’u bashkuar me familjen e vendeve të BE-së, ashtu siç ka hyrë në aleancën e NATO-s. Tani është koha për të parë Shqipërinë në atë familje dhe në atë komunitet.”

Të dy analistët bien dakord se angazhimi i shprehur nga Shtetet e Bashkuara ndaj proceseve në Ballkan, është që sinjal që Shqipëria dhe vendet e tjera të vazhdojnë në rrugën e reformave të nevojshme dhe demokratizimit. /VOA



12 Comments

  1. Edhe ne 1945 Shba dhe Anglia e pranuan sovranitetin e Shqiperise dhe mbeshteten Partine Komuniste qe shpejt do te kthehej ne Partine Shfarosese te demokracise dhe Shqiptarizmes, per t’u kthyer pergjithmone ne nje Parti Bolshevike dhe antishqiptare!

  2. Duhet me fol qarte kunder Rames.

    Dhe duhet mesazh per ta larguar nga pushteti
    Rama i ka vene kazmen nga rrenjet ketij vendi dhe cdo institucioni,

    vjedhje masive dhe program spiunimi kombetar me spiunet e rinj patronazhist.

    Cdokush ndjehet i pergjuar.

    Pra ne thelb nje shtet autokratik bashkepunim me banda

    Nje drejtesi e kapur dhe ne kolaps

    Ca flisni o daniel server dhe ti tjetri

    Jeni ne metro??

    1. Nuk ia ndjen kari fare te rregullojne nje vend vasal. U duhet per eksperimente ushtarake, sociale e ekonomike

  3. Pordhe me rigon amerikan. Zhgenjim i madh, amerikanet vetem demokrate nuk qenkan, ata shohin vetem interesat e tyre dhe kurrsesi te popullit shqiptar. Simpatizantet e administrates amerikane sot jane vetem enveristet shqiptare, turp pet ta.

  4. Na rrufshi b…..
    Ju faleminderit shume per kontributin e pashlyeshem per kthimin e monizmit. Bravo Rrofte PK

  5. Zhgënjimi më i madh për ata shqiptarë të persekutuar që aspironin demokracinë është Amerika!!Si në 1945.Njësoj.Të shohin përpara për reforma!!Ato reforma që e çuan në kthim prapa!!!Nuk e kanë idenë këta apo i kanë gjithmonë shabllon shprehjet.As një reflektim nuk bëjnë asnjë kritikë.Vazhdoni thonë pavarësisht që në Shqipëri është restauruar një diktaturë narkotrafikante.

  6. Paska fol ky i universitetit qe projektoi vdekjet e covid pa asnje te dhene statistikore (pasi nuk kishte te tilla). Po ta lexoni me kujdes Daniel Server nder vite, do ta kuptoni qe eshte i “mirepaguar” per te bere politika antirajon per ballkanin dhe juglindjen e europes. Me pak fjale nje universitet i mirefinancuar nga soros e gate. Megjithate eshte heret per te folur per shqiperine….. prisni o njerez

  7. Shumica e shqiptareve preferuan rendin dhe sigurine ne vend te nje ndryshimi, per te cilin nuk kane asnje siguri se do t’i permiresoje jetet e tyre.

    Marrezia kolektive me frymezim shteteror e 1997-es, ku shqiptaret humben mbi 2,000 jete dhe mbi 3 miliarde dollare, Gerdeci dhe 21 janari, edhe keta krime shteterore, si dhe protestat e dhunshme te dy viteve me pare kane lene gjurme te thella ne psiqiken e shumices prej nesh.

    Prishja e ndertimeve dhe e projekteve te nje qeverie socialiste nga qeveria e demokrateve qe erdhi pas saj me 2005 (mbikalimi te Zogu i Zi apo marreveshja me gjigandin shumekombesh General Electric per ndertimin e linjes hekurodhore Tirane-Rinas-Durres) kane lene nje shije te hidhur per ate cfare premtohet si ndryshim.

    Nje kandidat i PD-se ne Vlore ne keto zgjedhje u thoshte nje jave me pare shikuesve nga studioja e nje televizioni privat se e para gje qe qeveria demokratike do beje ne Vlore pas zgjedhjeve do ishte prishja e Lungomares!!!O tiranas i vjeter te iku rama dhe te vi njeriu me demokratik i shqiperise salih karaxhic berisha qe per 20 vjet vrau dogji perdhunoje vodhi kete popull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *